Liga Amatore/ Vllaznia U15-B vijon me serinë e fitoreve

    278

    Edhe ndeshja e rradhës për ekipin U14 të Akademisë tonë (që në kampionat luan me një grupmoshë më të madhe dhe për rrjedhojë emërtohet U15-B) është mbyllur me sukses. Ai është ndeshur me ekipin “Arra e Madhe-B” dhe ka fituar me rezultatin e thellë 5-0. Trajneri Denis Zmijanej ka aktivizuar në këtë ndeshje këtë formacion: Tomas Kiri, Kledi Kulli, Eskid Lumçi, Gabriel Rroku, Marin Gjondrekaj, Ensar Tafili, Ersi Zaganjori, Luçiano Kola, Markeljan Guri, Nebi Qokthi dhe Mirsad Amuli. Janë aktivizuar edhe Serxhio Ndreshaj, Andi Jahja, Redis Uruçi, Klajti Halili, Kledis Qokthi, Kledi Sulmata dhe Gabriel Zefi. Ndërkohë autorë të golave për Vllaznia U15-B në këtë ndeshje kanë qenë futbollistët Nebi Qokthi (2), Mirsad Amuli, Luçiano Kola dhe Rejdis Uruçi.
    © vllaznia.al