Superliga

# Skuadra ND PIKE
1 TE 2 6
2 SK 2 4
3 KU 2 4
4 LA 2 3
4 VL 2 3
6 FL 2 3
7 LU 2 3
8 KA 2 1
9 PA 2 1
10 LU 2 0

Nr. Vizitoreve

mod_vvisit_counterSot2907
mod_vvisit_counterDje3982
mod_vvisit_counterKete jave2907
mod_vvisit_counterTe gjitha5602041

Vllaznia femra mund 9-0 Teutën. "Duel" golash Muja- Doçi

Shtyp pdf

Vllaznia në futboll për femra ka nisur rrugëtimin e saj në Kupën e Shqipërisë duke shfaqur menjëherë objektivat e saj për të qenë fituese edhe e këtij trofeu për të katërtin vit rradhazi. Mesditën e sotme, ajo ka luajtur në Durrës ndaj Teutës vendase ndeshjen e turit çerekfinal. 90 minutat e kësaj përbëllje nuk kanë patur shumë histori dhe në fund të tyre është fiksuar rezultati i thellë 9-0.

Kronika e takimit ka patur në vetvete një "duel" në mes dy sulmueseve të ekipit shkodran, pikërisht Megi Doçit dhe Uendi Mujës. Kjo e fundit ka arritur të shënojë plot pesë gola ndërkohë që tjetra e ka dërguar topin katër herë në rrjetën e portës kundërshtare. Me këtë fitore, Vllaznia e trajnerit Leka ka siguruar të drejtën për të kaluar në turin gjysmëfinal të Kupës, aty ku do të ndeshet me fituesen e çiftit The Door- Tirana AS. Objektivi i vajzave kuqeblu dihet dhe është fitorja edhe e këtij trofeu, ashtu si dhe e titullit kampion. Ndeshja gjysmëfinale luhet javën e ardhshme në Shkodër.

© vllaznia.al

Joomla Templates and Joomla Extensions by JoomlaVision.Com

Klubi Vllaznia anetar me te drejta te plota i ECA-se

Na kontaktoni

* Addresa: Loro Borici" Rr."Djepaxhiej" Nr2 Shkodër

* Tel: +355 222 801333

* Email: info@vllaznia.al

* Website: www.vllaznia.al