Superliga

# Skuadra ND PIKE
1 SK 9 25
2 KU 9 18
3 FL 9 16
4 KA 9 15
5 LA 9 11
6 PA 9 11
7 TE 9 8
8 LU 9 8
9 VL 9 6
10 LU 9 5

Nr. Vizitoreve

mod_vvisit_counterSot4145
mod_vvisit_counterDje6037
mod_vvisit_counterKete jave34400
mod_vvisit_counterTe gjitha5880973

Mbrojtësi Bicaj: Vllaznia do synojë fitoren ndaj Partizanit

Shtyp pdf

Gjatë gjithë ndeshjeve të këtij sezoni, Ditmar Bicaj është shndërruar në një protagonist për Vllazninë. Shtatëlarti ka qenë një garanci në mbrojtje dhe natyrisht që stafi teknik është i kënaqur me paraqitjet e tij. Njëkohësisht edhe për parashikimet shumë të sakta, sa herë që ai prononcohet në media. Jo më kot, ai është përzgjedhur edhe sot nga stafi teknik për të qenë para gazetarëve në pragndeshjen me Partizanin. Duke folur në lidhje me këtë takim, ai do shprehej: "Ndryshe nga ndeshja e Kupës me Teutën, kjo me Partizanin ka një specifikë krejt tjetër. Besoj se kemi të bëjmë me një ndeshje shumë të vështirë si për ne, po ashtu edhe për ato. Ne natyrisht që shikojmë punën tonë dhe do të shkojmë në Tiranë për pikë, pse jo edhe të fitojmë. E kemi treguar edhe në dy ndeshjet e mëparshme se jemi kockë e fortë për Partizanin dhe shpresoj që të tregohemi të tillë edhe në këtë ndeshje të tretë". Bashkë me të, janë edhe Vrapi, Tafili e Bakaj të cilët kanë qenë më parë pjesë e të kuqve. Por Bicaj nuk e ka shumë mendjen tek ky fakt dhe deklaron se është i përqendruar maksimalisht tek skuadra e tij aktuale, Vllaznia. "I uroj suksese Partizanit por pas kësaj ndeshje. Këtë ndeshje dëshiroj ta fitojë Vllaznia. Jam pjestar i kësaj skuadre tashmë dhe madje e kam për nder që mbroj ngjyrat e këtij klubi. Më parë kam qenë pjesë e të kuqve, kam dhënë maksimumin edhe për ta, por tashmë është histori krejt tjetër, jam i fokusuar 100 për qind tek Vllaznia. Edhe ekipi është më entuziast pas fitores që arritëm në mesjavë ndaj Teutës, megjithatë duhet të jemi me këmbë në tokë. Kemi bërë thjesht detyrën në atë takim të parë. Kemi fituar me një rezultat të ngushtë por e rëndësishme është që nuk pësuam gol por natyrisht që do na duhet të jemi shumë të përqendruar në takimin e kthimit sepse na pret një ndeshje e vështirë atje"- thotë Bicaj. Duke iu rikthyer ndeshjes së nesërme, Tafili e Bakaj kanë shprehur hapur dëshirën e tyre për t'i shënuar Partizanit. Larg kësaj dëshirë, nuk është as mbrojtësi i qendrës së kuqebluve por nga ana tjetër, ai shprehet se nuk ka shumë rëndësi se kush e dërgon topin në rrjetë. Rëndësi ka të fitohet ndeshja prandaj dhe shton: "Meqenëse Bakaj e Tafili e kanë kërkuar një gol ndaj Partizanit, shpresoj ta bëj unë e t'i jap ekipit tre pikë, ngaqë nuk e kam kërkuar. Por do të thoja se nuk ka aspak rëndësi se kush e shënon golin, Bakaj, Tafili, Vrapi apo Shtubina, e rëndësishme është që ekipi të ecë përpara. Jemi në rrugën e duhur dhe prandaj do të shkojmë për fitore në Tiranë. Kampionati kështu është, ekipet aty- aty janë, thjesht me pak besim, me pak përqendrim, mund t'ia dalim". Së fundi, në adresë të Bicajt ka edhe një pyetje për zhurmën e krijuar në lidhje me këtë ndeshje, problemet e stadiumit dhe gjëra të tjera. Përgjigja e tij është e thjeshtë kur thotë: "Zhurma në lidhje me stadiumin nuk ka ndikuar tek ne. Për Vllazninë nuk ka shumë rëndësi se ku do të luhet ndeshja, në Tiranë, Elbasan apo diku tjetër. Rëndësi ka që ajo të zhvillohet normalisht dhe futbollistët e të dy ekipeve të japin më të mirën e tyre në fushë. Jemi të qetë në këtë drejtim dhe të përqendruar në maksimum për të marrë më të mirën e mundshme ndaj Partizanit".

© vllaznia.al

Joomla Templates and Joomla Extensions by JoomlaVision.Com

Klubi Vllaznia anetar me te drejta te plota i ECA-se

Na kontaktoni

* Addresa: Loro Borici" Rr."Djepaxhiej" Nr2 Shkodër

* Tel: +355 222 801333

* Email: info@vllaznia.al

* Website: www.vllaznia.al