Superliga

# Skuadra ND PIKE
1 Ku 36 75
2 Pa 36 72
3 Sk 36 72
4 Lu 35 44
5 Fl 34 40
6 Vl 36 40
7 Te 36 40
8 La 36 40
9 Ti 36 39
10 Ko 35 13

Nr. Vizitoreve

mod_vvisit_counterSot2592
mod_vvisit_counterDje5733
mod_vvisit_counterKete jave2592
mod_vvisit_counterTe gjitha5287699

Vllaznia mundet 1-2 nga Partizani. Vendos një 11-metërsh i diskutueshëm

Shtyp pdf

Vllaznia e pëson sërish në minutat e fundit të ndeshjes. Ashtu si dhe ndaj Kukësit javën e kaluar, edhe këtë herë Partizani golin e fitores e ka shënuar një minutë para përfundimit të kohës së rregullt, madje përmes një 11-metërshi të dyshimtë. Gjithsesi ai është shndërruar në gol dhe skuadra e kuqe e ka fituar këtë ndeshje me rezultatin 2-1. Formacioni i Vllaznisë në këtë ndeshje ka patur një ndryshim teksa në portë nga minuta e parë ka qenë Selimaj. Loja ka nisur e barabartë. Kuqeblutë bëjnë një lojë të kujdesshme dhe mundohen që me ndonjë kundërsulm të shpejtë, të gjejnë të papërgatitur mbrojtjen kundërshtare. Pikërisht me këtë mënyrë loje, në minutën e 35-të Tafili ul me kokë një top për Bakajn që gjuan në drejtim të portës dhe topi i devijuar edhe nga një mbrojtës, përfundon në rrjetë. Entuziasëm në "Selman Stërmasi" dhe ndonëse tifozët e Vllaznisë janë të paktë në numër, sërish bëjnë që zëri i tyre të dëgjohet. Pjesa e parë mbyllet 1-0 për skuadrën tonë. Në të dytën, të kuqtë bëjnë dy zëvendime sepse trajneri Starova është i pakënaqur me rezultatin. Presioni i tyre shtohet dhe natyrisht ka edhe ndonjë rast në portën kuqeblu. Por goli i barazimit do të vinte në minutën e 65-të pas një gjuajtje të Bardhit dhe topi i prekur edhe nga këmba e Bicajt merr një trajektore të çuditshme duke goditur traversën dhe përfundon në rrjetë. Barazim 1-1. Në minutat e mbetura, tek futbollistët e Vllaznisë ka edhe probleme dëmtimesh të Pjeshkës dhe Bardullës. Minutat kalojnë megjithatë gol tjetër nuk kishte deri një minuta para përfundimit të kohës së rregullt. Pikërisht atëherë, një top i mbetur në zonën shkodrane, tentohet të largohet nga Bicaj por sulmuesi Ecuban në përpjekje për ta çuar atë drejt portës, godet këmbën e mbrojtësit të Vllaznisë por gjyqtari Jorgji tregon pikën e bardhë të 11-metërshit. Futbollistët shkodranë protestojnë por nuk ndryshon vendimi. Batha do të shënonte golin e fitores dhe në këtë mënyrë, krejt ndeshja fitohet nga Partizani 2-1. Kuqeblutë kësisoj kanë dalë të mundur nga ky takim dhe nuk u mbetet gjë tjetër veçse të përgatiten për ndeshjen e rradhës me Flamurtarin.
Partizani – Vllaznia 2-1

Shënues: Bardhi 65', Batha 89'(11-m) / Bakaj 35'
Partizani: Hoxha, Fejzullahi, Ibrahimi, Malota, Kalari (Bardhi 46'), Vila, Batha, Torasa (Boniface 78'), Cetkoviç (Mazrekaj 46'), Trashi, Ekuban. Trajner: Sulejman Starova
Vllaznia: Selimaj, Gocaj, Bicaj, Vrapi, Pjeshka (Marku 86'), Tafili, Krymi, Bardulla, Kalaja (Pepa 76'), Bakaj, Shtubina Trajner: Armando Cungu
Gjyqtar: Enea Jorgji
Kartona të  verdheë: Bardulla 40', Selimaj 55', Bicaj 88'

© vllaznia.al

Joomla Templates and Joomla Extensions by JoomlaVision.Com

Klubi Vllaznia anetar me te drejta te plota i ECA-se

Na kontaktoni

* Addresa: Loro Borici" Rr."Djepaxhiej" Nr2 Shkodër

* Tel: +355 222 801333

* Email: info@vllaznia.al

* Website: www.vllaznia.al