Superliga

# Skuadra ND PIKE
1 SK 6 16
2 KU 6 13
3 FL 6 9
4 KA 6 9
5 PA 6 8
6 LA 6 7
7 TE 6 7
8 VL 6 5
9 LU 6 5
10 LU 6 2

Nr. Vizitoreve

mod_vvisit_counterSot2585
mod_vvisit_counterDje11681
mod_vvisit_counterKete jave25589
mod_vvisit_counterTe gjitha5726539

Vllaznia një "fitore me zemër". Mund 3-2 Flamurtarin

Shtyp pdf

Emocione të pafund në "Loro Boriçi". Vllaznia ka fituar vetëm në minutën e 93-të ndaj Flamurtarit.Goli i Pjeshkës i ka dhënë fitoren 3-2 kuqebluve në një takim që do të mbahet mend gjatë si rrjedhojë e mënyrës si u shënuan golat në fundin e tij. Ndeshja nisi mirë për vendasit por në fakt, do të ishin vlonjatët ata që do të shënonin të parët. Në minutën e 17-të Bushiç shfrytëzoi mirë një top të ardhur në adresë të tij dhe gjuan tokazi duke e dërguar atë në rrjetë. Reagojnë kuqeblutë duke krijuar disa raste njëri pas tjetrit, ku më i pastri është ai i kapitenit Shtubina në minutat e fundit të pjesës së parë, por topi i goditur prej tij largohet nga portieri Frashëri. 45 minutat e parë mbyllen me fitoren e Flamurtarit 1-0. Në të dytën është e njëjta mënyrë loje. Vllaznia ushtron më shumë presion megjithatë goli vonon. Trajneri Cungu fut në lojë sulmuesi Hebaj për Kalajën dhe do të ishte pikërisht 18 vjeçari, ai që në minutën e 76-të vepron bukur në zonë dhe me një goditje të saktë me të majtë, arrin ta çojë topin në rrjetë duke barazuar rezultatin. Vendasit marrin zemër. Në lojë është edhe Mulemo për Vecajn. Në minutën e 89-të Hebaj çmarkohet mirë nga kundërshtari, pason tek Shtubina që gjuan brenda zonës por portieri Frashëri e grushton topin që shkon tek Bakaj i cili gjuan dy herë dhe arrin ta çojë topin në rrjetë. 2-1 për Vllazninë dhe duket se këtu ndeshja mbyllet por nuk do të ndodhë kështu. Flamurtari insiston sërish dhe dy minuta më vonë arrijnë të barazojnë me anë të Bushiç. Duket se tashmë nuk ka më shpresa për fitore të vendasve por nuk do të ndodhë kështu. Ata vënë zemrën në fushë dhe brenda pak sekondash do të arrijnë të përmbysin gjithçka duke shënuar edhe golin e fitores. Mbrojtësi Pjeshka ka shënuar me kokë brenda zone dhe në "Loro Boriçi" ka festë. Një ndeshje që dhuroi emocione të cilat kishin kohë që nuk përjetoheshin në një mënyrë të tillë. Vllaznia fiton 3-2 duke kaluar një sfidë shumë të mirë megjithatë ishte një fitore shumë e vlefshme për vazhdimësinë e mëtejshme në kampionat.

© vllaznia.al

Joomla Templates and Joomla Extensions by JoomlaVision.Com

Klubi Vllaznia anetar me te drejta te plota i ECA-se

Na kontaktoni

* Addresa: Loro Borici" Rr."Djepaxhiej" Nr2 Shkodër

* Tel: +355 222 801333

* Email: info@vllaznia.al

* Website: www.vllaznia.al