Superliga

# Skuadra ND PIKE
1 FL 0 0
1 KA 0 0
1 KU 0 0
1 LA 0 0
1 LU 0 0
1 LU 0 0
1 PA 0 0
1 SK 0 0
1 TE 0 0
1 VL 0 0

Nr. Vizitoreve

mod_vvisit_counterSot1938
mod_vvisit_counterDje1895
mod_vvisit_counterKete jave25372
mod_vvisit_counterTe gjitha5411168

Vllaznia U-19 fiton 4-2 ndaj Internacional. Ndalet Vllaznia U-17

Shtyp pdf

Vllaznia U-19 e ka nisur me fitore ecurinë e saj në këtë gjysëm të dytë të kampionatit. Në takimin e luajtur sot në Shkodër, ajo ka fituar me rezultatin 4-2 ndaj Internacionalit. Mbrojtësi Enes Isufi do të zhbllokonte shifrat që në minutën e 11-të kur kaloi në avantazh kuqeblutë. Por kur pritej goli i dytë, do ishin miqtë që do të barazonin shifrat në minutën e 30-të me anë të Currit. Pjesa e parë do të mbyllej kësisoj në shifrat 1-1. Në të dytën do të shikonim një lojë krejt tjetër të vendasve. Ata kanë arritur të shënojnë golin e dytë me anë të sulmuesit Belajdi Pusi në minutën e 47-të ndërkohë që pak minuta më vonë do të ishte Palushani që do qetësonte stafin teknik me golin e tretë. Gjithsesi shkodranët nuk do të ndalen. Pusi do të shënonte edhe golin e katërt dhe ndonëse Çema do të shënonte golin e dytë pak minuta para fundit, kjo gjë nuk ndikoi në fitoren e Vllaznisë. Me këtë trepikësh, kuqeblutë e drejtuar nga trajnerët Beqiri e Kaçi janë ngjitur në kuotën e 30 pikëve duke qenë në mes ekipeve të kreut të renditjes.  Krejt ndryshe ka qenë ecuria e ekipit tjetër të Akademisë Vllaznisë. 17 vjeçarët kanë bërë një hap të gabuar në ndeshjen e sotme, atë të luajtur në "Reshit Rusi" ndaj Internacionalit që drejtohet nga trajneri shkodran Elvis Plori. Ajo është mundur me rezultatin 0-2 por duhet thënë se ka qenë një takim shumë i dobët i kuqebluve, ndoshta më i dobëti i tyre gjatë këtij sezoni. Ata nuk kanë arritur dot të dalin në lojën e tyre dhe për rrjedhojë ka ardhur edhe humbja. Ndaj këtij kundërshtari vetëm pak ditë më parë, futbollistët shkodranë fituan 1-0 në kryeqytet në ndeshjen e vlefshme për turin çerekfinal të Kupës së Shqipërisë. Por këtë herë ishte ndryshe. Këtë e tregon më së miri fakti se në 12 ndeshjet e mëparshme kishte pësuar vetëm 4 gola ndërsa sot pësoi 2 gola vetëm në një ndeshje dhe ky është një tregues se skuadra nuk ka qenë në një ditë të mirë. Por pavarësisht kësaj humbje, Vllaznia U-17 ndodhet sërish në vendin e parë në renditje dhe tashmë i duhet të mendojnë për finalen e Kupës së Shqipërisë që do të luhet ditën e mërkurë ndaj Tiranës dhe ku objektivi sigurisht që është fitimi i këtij trofeu.

© vllaznia.al

Joomla Templates and Joomla Extensions by JoomlaVision.Com

Klubi Vllaznia anetar me te drejta te plota i ECA-se

Na kontaktoni

* Addresa: Loro Borici" Rr."Djepaxhiej" Nr2 Shkodër

* Tel: +355 222 801333

* Email: info@vllaznia.al

* Website: www.vllaznia.al