Superliga

# Skuadra ND PIKE
1 Ku 36 75
2 Pa 36 72
3 Sk 36 72
4 Lu 35 44
5 Fl 34 40
6 Vl 36 40
7 Te 36 40
8 La 36 40
9 Ti 36 39
10 Ko 35 13

Nr. Vizitoreve

mod_vvisit_counterSot1893
mod_vvisit_counterDje4594
mod_vvisit_counterKete jave31217
mod_vvisit_counterTe gjitha5175621

Drejtuesit e Vllaznisë: Nesër në Durrës kualifikohemi ne!

Shtyp pdf

Rëndësia e ndeshjes së nesërme me Teutën, natyrisht që ka vënë në lëvizje të gjithë në klubin Vllaznia. Objektivi është natyrisht i qartë: kualikimi për në gjysmëfinale. Këtë gjë e dëshirojnë të gjithë megjithatë duhet bërë kujdes. Këtë gjë e kanë deklaruar edhe dy drejtuesit më të lartë të klubit, administratori Astrit Gjyrezi e drejtori sportiv Eugent Zeka e po ashtu edhe trajneri Armando Cungu. Të tre ata sot kanë dalë para gazetarëve në një konferencë për shtyp ku i kanë dhënë përgjigje edhe zhurmës së krijuar tre ditët e fundit në media megjithatë më shumë janë përqendruar tek sfida e kupës me durrsakët. "Nuk mendoj se duhej konsideruar situatë problematike tek Vllaznia kjo e ditëve të fundit. Klubi ka përmbushur të gjitha detyrimet e veta si grumbullimet e gjëra të tjera që kanë të bëjnë me mbarëvajtjen e punës së skuadrës. Po ashtu, kemi kalimin e fondit të miratuar nga Bashkia me të cilin do të kemi një qetësi maksimale për këtë sezon sepse garancia financiare është shumë e rëndësishme në mbarëvajtjen e punëve dhe ecurinë e klubit.Qëllimi i diskutimeve dhe bisedave që kemi bërë, është përqendrimi i të gjitha energjive të secilit pjestar të klubit, duke filluar nga kryetarja e Bashkisë dhe deri tek tifozi i fundit, që të fokusohemi totalisht në mbështetjen e ekipit. Jemi në një moment delikat të sezonit ku mund të ecim përpara si në kampionat ashtu edhe për të dalë në gjysmëfinale të Kupës, çka Vllaznia ka disa vite që nuk e arrin. Siç e dini, me miratimin e buxhetit të Bashkisë Shkodër, është miratuar edhe shuma përkatëse për Vllazninë. Bashkë me të është miratuar edhe një fond që do të shërbejë për nisjen e punës për privatimizimin e klubit. Çka do të thotë se Bashkia e ka marrë seriozisht këtë gjë dhe do të bëjë vlerësimin e aksioneve dhe aseteve të klubit Vllaznia. Shifra e miratuar si fond për klubin në rradhë të parë jep qetësinë maksimale për ecurinë e punës deri në fund të këtij sezoni. Me këtë fond, do kemi mundësinë të bëjmë edhe një merkato dhe fazën përgatitore të verës. Më pas, jemi para dy opsioneve: Nëse deri atëherë, do ketë marrë rrugë procesi i privatizimit dhe mund të vijnë biznesmenë në klub, atëherë do mendojnë ata për vazhdimësinë. Nëse ky proces nuk ka avancuar deri atëherë, i mbetet Bashkisë të mbështesë sërish klubin me një fond tjetër, ashtu siç ka bërë gjatë gjithë këtyre viteve. Me siguri maksimale them se do të kemi fond tjetër nga ky institucion"-ka deklaruar administratori Gjyrezi. Edhe drejtori sportiv Zeka ka dhënë mbështetjen e tij maksimale për skuadrën duke shprehur besimin e plotë se mundësitë për t'u kualifikuar ekzistojnë. "Kemi hedhur vetëm një hap drejt kualifikimit por asgjë nuk ka përfunduar. është edhe një ndeshje për t'u zhvilluar dhe skuadra duhet ta kalojë edhe këtë pengesë. Unë kam shumë besim se do t'ia dalim. Pasdite ekipi niset drejt Durrësit ku do të grumbullohet në këtë pragndeshje dhe atmosfera besoj se  është shumë pozitive"- është shprehur ai. Natyrisht që nuk mund të mungonin në këtë pragndeshje edhe fjalët e trajnerit Cungu i cili ka sqaruar edhe njëherë deklaratat e tij të para tre ditëve dhe po ashtu ka folur edhe për ndeshjen e nesërme. "Kam thënë se "e kam menduar", nuk kam thënë për asnjë moment se "do iki". Nuk ka qenë as presion dhe as akuzë ndaj askujt por ka qenë një zë i ngritur për të qenë të gjithë bashkë, sa më afër ekipit sepse kampionati sa vjen e vështirësohet. Prandaj kam kërkuar praninë e çdokujt pranë skuadrës, që nga i madhi, që do të thotë kryetarja e Bashkisë dhe deri tek më i vogli, tifozi i Vllaznisë. Nuk kam thënë se nuk jemi bashkë me drejtuesit e klubit për të njëjtin qëllim. E përsëris, kam kërkuar më shumë afërsi, më shumë mbështetje por edhe mbrojtje. Kjo sepse në 6 ndeshjet e fundit të fazës së dytë si dhe në këto ndeshjet e këtij viti, kemi hasur jo pak vështirësi ndaj kundërshtarëve. Nuk e kam fjalën për në fushën e lojës, por në aspekte të tjera. Kam thënë se nuk kam as presion nga ana e drejtuesve, nuk më është kërkuar kurrë asnjë lloj rezultati për ndeshjet dhe prandaj duhet të them se në këtë drejtim kam punuar shumë i qetë. Më ka ngrohur takimi që kemi patur me kryetaren e Bashkisë të cilën e kam falenderuar në takimin që kemi patur me të dhe jo vetëm për këtë rast por edhe sepse sidomos në gjysmën e dytë të sezonit të kaluar, realisht na ka qëndruar shumë pranë dhe ky është një realitet. Ajo ka patur një kontribut të jashtëzakonshëm në sezonin e kaluar, sikurse kërkoj të njëjtën gjë, për të mos thënë më shumë, edhe tani. E kuptoj edhe kryebashkiaken dhe çdo person të Bashkisë Shkodër se ata kanë një mijë e një halle të tjera jashtë sportit por gjithsesi duhet të bëjnë të pamundurën për t'i qëndruar sa më afër dhe të jetë më e pranishme tek ekipi sepse kemi nevojë për praninë e saj afër. Vetëm kaq kam kërkuar. Gjendja e skuadrës duket e mirë. Futbollistët janë të motivuar dhe tashmë të përqendruar tek takimi i rradhës me Teutën. Patjetër që shkojmë për kualifikim në Durrës. Por nuk duhet të shkojmë shumë të qeshur në Durrës. Duhet të përqendrohemi maksimalisht dhe të mos e nënvlerësojmë për asnjë moment kundërshtarin. Uroj që ndeshja të zhvillohet korrekte dhe brenda fushës së gjelbër dhe të fitojë më i miri dhe të mos ndikojnë faktorë të jashtëm në rezultatin e saj. Bilanci i këtij sezoni me durrsakët flet për ne por shpeshherë nuk vendosin bilancet. Gjithsesi unë besoj shumë se në gjysmëfinale do të jetë Vllaznia"- është shprehur ai.

© vllaznia.al

Joomla Templates and Joomla Extensions by JoomlaVision.Com

Klubi Vllaznia anetar me te drejta te plota i ECA-se

Na kontaktoni

* Addresa: Loro Borici" Rr."Djepaxhiej" Nr2 Shkodër

* Tel: +355 222 801333

* Email: info@vllaznia.al

* Website: www.vllaznia.al