Superliga

# Skuadra ND PIKE
1 TE 2 6
2 SK 2 4
3 KU 2 4
4 LA 2 3
4 VL 2 3
6 FL 2 3
7 LU 2 3
8 KA 2 1
9 PA 2 1
10 LU 2 0

Nr. Vizitoreve

mod_vvisit_counterSot2617
mod_vvisit_counterDje4381
mod_vvisit_counterKete jave32255
mod_vvisit_counterTe gjitha5597769

Vllaznia eliminohet nga Kupa prej Teutës.Fatin e ndeshjes e vendos arbitri Jorgji

Shtyp pdf

Vllaznia "nuk lejohet" të shkojë më tej dhe eliminohet nga Kupa e Shqipërisë. Ajo është mundur me rezultatin 2-0 në Durrës nga Teuta. Rezultat I cili dukshëm është vendosur nga arbitri Enea Jorgji. Një 11-metërsh I turpshëm I dhënë nga ana e tij në minutat e fundit të ndeshjes dhe më pas edhe një tjetër rast shumë I diskutueshëm tek goli I dytë, kanë vendosur fatin e këtij takimi. Ndeshja nisi mirë për Vllazninë. Në minutën e 6-të kapiteni Shtubina me një gjysëmrroveshiatë nuk arrin dot ta dërgojë topin në rrjetë. Një rast që mbase me pak kujdes mund të shndërrohej në gol i cili do t'i bënte mjaft punë kuqebluve për kuqebluve. Pas rastit të Shtubinës, Teuta mundohet të rrisë presionin por Vllaznia luan mirë sidomos në mesfushë duke mos i lënë hapësira kundërshtarit. Durrsakët krijojnë dy raste por pa ndonjë rrezikshmëri të madhe për portën e Agoviç. Ndërkohë në minutën e 40-të Vrapi ekzekuton një goditje dënimi por topi i gjuajtur prej tij përfundon në duart e portierit Moçka. Pjesa e parë mbyllet në barazim 0-0. Edhe fillimi i së dytës është më i mirë për shkodranët që janë sërish shumë pranë golit. Në minutën e 52-të pas një rivënie anësore të Vrapit, Bicaj e ka goditur topin me kokë dhe ai përfundon në shtyllën e majtë pingule të portës së Teutës dhe më pas jashtë. Minutat kalojnë dhe barazimi favorizon shkodranët që ruajnë qetësinë. Por kjo do të vazhdonte deri në minutën e 81-të. Atëherë kur gjyqtari Jorgji shpik një 11-metërsh shumë të dyshimtë për vendasit. Ribaj rrëzohet në zonë pa e prekur fare portieri Agoviç dhe arbitri Jorgji jep 11-metërsh. Nga pika e bardhë Hila nuk gabon duke shënuar. Por nuk do të mbyllej me kaq. Dy minuta më vone sërish një vendim i dyshimtë i arbitrit që nuk ndal lojën për një prekje te topit me dorë nga Musta dhe aksioni vazhdon teksa topi shkon tek Progni që brenda zonës shënon golin e dytë për Teutën dhe të nokautit për Vllazninë. Minutat e mbetura nuk do të dhurojnë më asgjë. Vllaznia mundet 2-0 dhe eliminohet nga vazhdimi i mëtejshëm i garës në kupë nderkohë që Teuta është në gjysmëfinale.

© vllaznia.al

Joomla Templates and Joomla Extensions by JoomlaVision.Com

Klubi Vllaznia anetar me te drejta te plota i ECA-se

Na kontaktoni

* Addresa: Loro Borici" Rr."Djepaxhiej" Nr2 Shkodër

* Tel: +355 222 801333

* Email: info@vllaznia.al

* Website: www.vllaznia.al