Superliga

# Skuadra ND PIKE
1 SK 6 16
2 KU 7 16
3 LA 7 10
4 FL 6 9
5 KA 6 9
6 PA 6 8
7 TE 6 7
8 VL 6 5
9 LU 7 5
10 LU 7 2

Nr. Vizitoreve

mod_vvisit_counterSot4683
mod_vvisit_counterDje4840
mod_vvisit_counterKete jave9523
mod_vvisit_counterTe gjitha5756730

Sot në "Elbasan Arena" finalja e kupës U-17 Vllaznia- Tirana

Shtyp pdf

Sot në orën 13.30 në "Elbasan Arena" do të zhvillohet ndeshja finale e Kupës së Shqipërisë për grupmoshën U-17. Në finale siç dihet kanë dalë Vllaznia dhe Tirana. Këto janë dy prej ekipeve më të mira edhe në kampionat dhe për këtë arsye, ky është një tregues se në rradhët e tyre ato kanë elementë që spikasin. Vetë Federata Shqiptare e Futbollit duket se po i kushton një rëndësi gjithnjë e më të madhe futbollit të moshave duke e kthyer vëmendjen drejt tyre. Fakti që luhet në një stadium të mirë siç është ai i Elbasanit apo edhe transmetimi drejtëpërdrejtë i këtij takimi në ekranin e televizionit publik shtetëror, tregon më së miri interesimin e këtij institucioni për këtë ndeshje. Vllaznia U-17 sigurisht që është e vendosur për të synuar fitoren e këtij trofeu. Pavarësisht se mbi të gjitha rëndësi ka që t'i mësojnë këta fëmijë të luajnë bukur futboll, kur vjen puna për të diskutuar fitimin e një trofeu, sigurisht që dëshira është për ta rrëmbyer atë. Skuadra duket e përgatitur për këtë gjë dhe trajneri Alban Neziri është optimist për suksesin e kuqebluve në finale. Nga ana tjetër, për këtë ndeshje ka një interesim edhe nga ana e drejtuesve të klubit Vllaznia të cilët e kanë grumbulluar ekipin një natë para ndeshjes në Elbasan në mënyrë që futbollistët e tij ta përgatisin siç duhet këtë finale. Vllaznia U-17 jo më kot është në finale sepse siç dihet, ajo edhe në kampionat është në vendin e parë në renditje. Këto arritje janë falë punës së mirë që është bërë gjatë gjithë kësaj periudhe, por mbi të gjitha, edhe prej përbërjes shumë të mirë që ajo ka. Për të gjitha këto, pasditen e sotme pritet që trofeu i Kupës së Shqipërisë të marrë rrugën drejt Shkodrës.

© vllaznia.al

Joomla Templates and Joomla Extensions by JoomlaVision.Com

Klubi Vllaznia anetar me te drejta te plota i ECA-se

Na kontaktoni

* Addresa: Loro Borici" Rr."Djepaxhiej" Nr2 Shkodër

* Tel: +355 222 801333

* Email: info@vllaznia.al

* Website: www.vllaznia.al