Superliga

# Skuadra ND PIKE
1 Ku 36 75
2 Pa 36 72
3 Sk 36 72
4 Lu 35 44
5 Fl 34 40
6 Vl 36 40
7 Te 36 40
8 La 36 40
9 Ti 36 39
10 Ko 35 13

Nr. Vizitoreve

mod_vvisit_counterSot600
mod_vvisit_counterDje3244
mod_vvisit_counterKete jave12486
mod_vvisit_counterTe gjitha5193079

Vllaznia U-17 humbet me 11-metërsha finalen e Kupës së Shqipërisë

Shtyp pdf

Ekipi U-17 i Akademisë Vllaznia nuk ka arritur t'i shkojë deri në fund Kupës së Shqipërisë duke e fituar trofeun. Në ndeshjen finale të luajtur mesditën e sotme në "Elbasan Arena", ajo është mundur nga Tirana vetëm përmes gjuajtjes së 11-metërshave. Në këtë mënyrë, bardheblutë janë shpallur fitues të këtij edicioni të Kupës.Ndeshja ka qenë pothuajse e barabartë dhe të dy ekipet kanë patur rastet e tyre. Në pjesën e parë, Tirana madje ka arritur edhe të shënojë një gol por ai është anulluar për pozicion jashtë loje. Ndërkohë, në pjesën e dytë, Vllaznia krijoi disa raste shënimi, madje në njërin prej tyre, arriti të godiste edhe shtyllën por topi nuk përfundoi në rrjetë. Pavarësisht përpjekjeve të të dy ekipeve, nuk do të kishte gol dhe në këtë mënyrë koha e rregullt do të përfundonte në barazim 0-0. Sipas rregullores së Federatës Shqiptare të Futbollit për këtë aktivitet, nuk do kishte shtesë por gjuajtja të menjëhershme të 11-metërshave. Natyrisht që emocionet kanë qenë të mëdha tek futbollistët e të dy ekipeve sepse gabimi më i vogël do t'i kushtonte humbjen e trofeut ekipit të tij. Dhe në fakt, fatin e keq për këtë gjë e ka patur mesfushori i Vllaznisë Kulla. Para tij, në gjuajtje kanë qenë të saktë Lekaj, Hoxha, Qardaku dhe Sekja por në të fundit, Kulla ka humbur 11-metërshin  vendimtar pasi gjuajtja e tij është pritur nga portieri kundërshtar dhe kësisoj Tirana ka fituar 5-4 pas përfundimit të tyre duke u shpallur ajo fituese e këtij edicioni të Kupës së Shqipërisë. Humbja e kësaj finaleje natyrisht që nuk ka qenë zhgënjim për ekipin shkodran sepse paraqitja e saj ka qenë vërtetë e mirë në këtë kompeticion dhe tashmë objektivi i tij padyshim që do të fokusohet tek kampionati, ku do të kërkohet patjetër fitimi i titullit kampion.

 

© vllaznia.al

Joomla Templates and Joomla Extensions by JoomlaVision.Com

Klubi Vllaznia anetar me te drejta te plota i ECA-se

Na kontaktoni

* Addresa: Loro Borici" Rr."Djepaxhiej" Nr2 Shkodër

* Tel: +355 222 801333

* Email: info@vllaznia.al

* Website: www.vllaznia.al