Superliga

# Skuadra ND PIKE
1 Ku 36 75
2 Pa 36 72
3 Sk 36 72
4 Lu 35 44
5 Fl 34 40
6 Vl 36 40
7 Te 36 40
8 La 36 40
9 Ti 36 39
10 Ko 35 13

Nr. Vizitoreve

mod_vvisit_counterSot1186
mod_vvisit_counterDje3244
mod_vvisit_counterKete jave13072
mod_vvisit_counterTe gjitha5193665

Madzar: Objektivi i Vllaznisë ndaj Korabit është vetëm fitorja

Shtyp pdf

Vllaznia po mundohet të lërë pas eliminimin nga Kupa dhe tashmë është e fokusuar totalisht tek ndeshja e nesërme me Korabin për kampionat. Në kampin shkodran ka besim për këtë dhe kjo është demostruar edhe në fjalët e zëvendëstrajnerit të ekipit Aleksandar Madzar. Sot ka qenë rradha e tij për të dalë para gazetarëve në konferencën për shtyp, pikërisht në pragndeshjen me Korabin. Duke folur në lidhje me situatën në rradhët e kuqebluve, ai ka thënë: "Pavarërisht problemeve që kaluam në ndeshjen me Teutën, situata në skuadër është e mirë dhe jemi duke u përgatitur për ta kaluar me sukses ndeshjen e rradhës me Korabin.Fakti që ndeshja luhet në fushë asnjanëse është pozitiv për ne por nuk mjafton. Fitorja arrihet vetëm duke dominuar ndaj kundërshtarit dhe besoj se Vllaznia i ka kualitetet e duhura për t'ia dalë me sukses në këtë takim". Me përjashtim të Cicmil, të gjithë futbollistët e tjerë janë të gatshëm për stafin teknik të Vllaznisë dhe ky është një lajm pozitiv. Atmosfera në rradhët e kuqebluve duket e mirë dhe eliminimi nga kupa, duket se tashmë është lënë pas. Kjo është edhe ajo që thotë zëvendëstrajneri Madzar kur deklaron: "Nuk duhet të merremi me atë çfarë ka ndodhur dje. Na duhet të shohim përpara dhe të përgatitemi për nesër. Nuk ka kuptim të kthehemi prapa dhe të mendojmë si humbëm ndaj Teutës. Atë ndeshje e ka parë gjithë Shqipëria si e humbëm ne sepse ajo u vendos nga arbitri. Jam shumë i bindur se ndaj Korabit do marrim tre pikët e fitores". Ekipi jonë ka udhëtuar pasditen e sotme drejt Durrësit, qytet ku do te luhet ndeshja neser, per t'u akomoduar dhe pergatitur per kete sfide shume te rendesishme te kampionatit.

© vllaznia.al

Joomla Templates and Joomla Extensions by JoomlaVision.Com

Klubi Vllaznia anetar me te drejta te plota i ECA-se

Na kontaktoni

* Addresa: Loro Borici" Rr."Djepaxhiej" Nr2 Shkodër

* Tel: +355 222 801333

* Email: info@vllaznia.al

* Website: www.vllaznia.al