Superliga

# Skuadra ND PIKE
1 Ku 36 75
2 Pa 36 72
3 Sk 36 72
4 Lu 35 44
5 Fl 34 40
6 Vl 36 40
7 Te 36 40
8 La 36 40
9 Ti 36 39
10 Ko 35 13

Nr. Vizitoreve

mod_vvisit_counterSot1293
mod_vvisit_counterDje3244
mod_vvisit_counterKete jave13179
mod_vvisit_counterTe gjitha5193772

Vllaznia arrin fitoren e dytë rradhazi. Mund 2-0 Korabin

Shtyp pdf

Vllaznia bën detyrën dhe fiton ndeshjen  e rradhës në kampionat, atë ndaj Korabit me rezultatin 2-0. Me nga një gol të shënuar në secilën pjesë loje nga sulmuesit Elis Bakaj dhe Rubin Hebaj, kuqeblutë kanë mundësi të marrin frymë disi më lehtë dhe ta shohin më me qetësi vazhdimin e garës. Ndeshja e luajtur në stadiumin “Niko Dovana” të Durrësit, është dominuar kuqeblutë të cilët ndaj kundërshtarit nuk e kanë vënë asnjëherë në dyshim fitoren dhe në fund kanë marrë një trepikësh me shumë vlerë. Pas rastit të kapitenit Shtubina në minutat e para, do të vinte edhe goli I avantazhit. Në minutën e 17-të mbrojtja dibrane nuk largoi siç duhet një top që përfundon në këmbët e Bakajt I cili tregon klasin e tij duke e dërguar atë në trekëndësh. Me kalimin e minutave, Vllaznia arrin të administrojë siç duhet rezultatin dhe ndonëse mungojnë rastet, pjesa e parë mbyllet me rezultatin 1-0 për të. Në të dytën, sërish e njëjta mënyrë loje. Shkodranët kontrollojnë topin por goli i dytë, ai i sigurisë, vonon të vijë. Trajneri Cungu fut në lojë të riun Hebaj I cili dy minuta para përfundimit të ndeshjes, arrin të shënojë edhe golin e dytë, atë të sigurisë për Vllazninë. Vërshëllima e fundit e arbitrit Alla I jep fitoren me rezultatin 2-0 shkodranëve që me këtë trepikësh ngjiten në kuotën e 27 pikëve. Pozicioni për të duket komod megjithatë I duhen edhe disa pikë për të siguruar largimin njëherë e mirë nga fundi I tabelës dhe më pas, pse jo, për të synuar edhe vendin e katërt në renditje.

© vllaznia.al

Joomla Templates and Joomla Extensions by JoomlaVision.Com

Klubi Vllaznia anetar me te drejta te plota i ECA-se

Na kontaktoni

* Addresa: Loro Borici" Rr."Djepaxhiej" Nr2 Shkodër

* Tel: +355 222 801333

* Email: info@vllaznia.al

* Website: www.vllaznia.al