Superliga

# Skuadra ND PIKE
1 Ku 36 75
2 Pa 36 72
3 Sk 36 72
4 Lu 35 44
5 Fl 34 40
6 Vl 36 40
7 Te 36 40
8 La 36 40
9 Ti 36 39
10 Ko 35 13

Nr. Vizitoreve

mod_vvisit_counterSot1190
mod_vvisit_counterDje3244
mod_vvisit_counterKete jave13076
mod_vvisit_counterTe gjitha5193669

Vllaznia për femra fiton kupën e katërt. I shtati trofe rradhazi për të

Shtyp pdf

Skuadra shkodrane e Vllaznisë në futboll për femra nuk ka të ndalur në fitimin e trofeve. Pasditen e djeshme ajo ka fituar kupën e katërt rradhazi të Shqipërisë që është njëkohësisht trofeu i shtatë duke përfshirë këtu edhe tre titujt kampionë të fituar.Në ndeshjen finale ndaj Apolonisë të luajtur në "Elbasan Arena" ajo ka triumfuar me rezultatin 3-0. Pjesa e parë ka qenë e ekuilibruar dhe është mbyllur në barazim pa gola. Në të dytën,vajzat kuqeblu kanë "shpërthyer" duke shënuar tre gola, dy me anë të Doçit dhe një me Jasharin duke bërë që  edhe kjo finale të fitohej nga ana e tyre. Ndeshja është shoqëruar me një atmosferë shumë interesante sepse të pranishëm në stadium kanë qenë jo pak tifozë të të dy ekipeve. Në fund ka qenë anëtari i Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së Vasil Bici, ai që i ka dorëzuar kupën kapitenes së Vllaznisë Esmeralda Franja e më pas,natyrisht që ka filluar festa në kampin shkodran. Meritën kryesore të të gjithë këtyre sukseseve të këtij ekipi sigurisht që e ka presidenti Lazer Matija për investimin e bërë. Ai  do të shprehej i kënaqur për këtë trofe të fituar kur thotë: "Dikush ndoshta mërzitet që Vllaznia po i fiton të gjitha trofetë por të mos harrojmë se investimi i bërë për këtë ekip është i madh dhe për këtë arsye,po dominojmë.Fitimi i çdo trofeu të jep emocion dhe njëkohësisht dëshirë për të vazhduar më tej". Edhe trajneri Nikolin Leka është shprehur i lumtur në deklaratën e tij: "Ky është trofeu i tretë që fitoj si trajner i këtij ekipi dhe padyshim që ndjej kënaqësi të madhe. Një ekip që të jep emocione të mëdha për mënyrën si punon dhe si arrin tek suksesi".

© vllaznia.al

Joomla Templates and Joomla Extensions by JoomlaVision.Com

Klubi Vllaznia anetar me te drejta te plota i ECA-se

Na kontaktoni

* Addresa: Loro Borici" Rr."Djepaxhiej" Nr2 Shkodër

* Tel: +355 222 801333

* Email: info@vllaznia.al

* Website: www.vllaznia.al