Superliga

# Skuadra ND PIKE
1 SK 13 31
2 KA 13 23
3 KU 13 22
4 FL 12 21
5 LA 12 15
6 PA 12 15
7 TE 13 15
8 VL 12 12
9 LU 12 9
10 LU 12 5

Nr. Vizitoreve

mod_vvisit_counterSot1123
mod_vvisit_counterDje8051
mod_vvisit_counterKete jave9174
mod_vvisit_counterTe gjitha6060386

Shtubina: Vllaznia do luajë për të marrë maksimumin ndaj Skënderbeut

Shtyp pdf

Në pragndeshjen me kampionët në fuqi të vendit, edhe kapiteni i Vllaznisë Ndriçim Shtubina në daljen e tij para gazetarëve, përveçse ka folur për pozicionin e tij si mbrojtës në takimin e nesërm, është ndalur edhe tek komentet e ditëve të fundit që flasin për tolerim ndaj korçarëve, prandaj ka thënë: "Kam luajtur edhe 2-3 herë të tjera si mbrojtës megjithatë për mua nuk përbën ndonjë problem. Mundohem të bëj maksimumin gjithnjë por këtë herë kam një përgjegjësi edhe më të madhe, ashtu si unë dhe gjithë shokët e ekipit, nisur nga zhurma që po bëhet. Disa persona mesa duket kanë dëshirë të bëhen protagonistë duke dalë nëpër gazeta dhe duke u marrë me Vllazninë por kjo nuk ka ndonjë ndikim të madh tek ne dhe nuk na bëjnë përshtypje". Ndërkohë, i pyetur nëse realisht kuqeblutë mund t'ia dalin të marrin pikë ndaj korçarëve që janë të vendosur për të kapur kreun e renditjes, Shtubina do t'i përgjigjej: "Mundësitë i kemi për të marrë një rezultat të mirë. Kemi mungesa por ata që do të luajnë, jam i sigurtë se kanë për të dhënë maksimumin dhe për t'i kërkuar trajnerit se e meritojnë edhe ata një vend në formacion për çdo ndeshje dhe jo vetëm kur ka mungesa". Ndeshja me Skënderbeun është fillimi i një serie takimesh shumë të vështira për shkodranët në këtë fazë të tretë të kampionatit. I pyetur nëse Vllaznia do t'ia dalë me sukses në këto përballje ndaj tyre, Shtubina i përgjigjet: "Ndoshta dikush mendon se Vllaznia ka shpëtuar por po nuk fituam ndeshjet, nuk shpëtojmë. Duhet të bëjmë shumë kujdes sepse me dy humbje shkojmë në fund. Por, Vllaznia ka ekipin e mirë dhe ai besoj se do ia dalë të arrijë me sukses objektivat që ka. Për këtë duhet shumë punë dhe të mos merremi me fjalë". Tashmë mbetet të presim ballafaqimin në mes këtyre dy ekipeve i cili do të zhvillohet nesër në orën 17.00 në stadiumin "Loro Boriçi".

© vllaznia.al

Joomla Templates and Joomla Extensions by JoomlaVision.Com

Klubi Vllaznia anetar me te drejta te plota i ECA-se

Na kontaktoni

* Addresa: Loro Borici" Rr."Djepaxhiej" Nr2 Shkodër

* Tel: +355 222 801333

* Email: info@vllaznia.al

* Website: www.vllaznia.al