Superliga

# Skuadra ND PIKE
1 SK 6 16
2 KU 6 13
3 FL 6 9
4 KA 6 9
5 PA 6 8
6 LA 6 7
7 TE 6 7
8 VL 6 5
9 LU 6 5
10 LU 6 2

Nr. Vizitoreve

mod_vvisit_counterSot2565
mod_vvisit_counterDje11681
mod_vvisit_counterKete jave25569
mod_vvisit_counterTe gjitha5726519

Cungu: Mjaft me thashetheme! Vllaznia luan vetëm në fushë

Shtyp pdf

Pavarësisht problemeve që ka Vllaznia me mungesat e saj të shumta, ajo do të kërkojë të bëjë maksimumin në takimin me Skënderbeun. Kjo është deklarata e bërë në konferencën e sotme për shtyp nga trajneri i kësaj skuadre Armando Cungu. "Normalisht që është ndeshje e rëndësishme. Fakti që luajmë në shtëpi dhe për më tepër kundër ekipi kampion në fuqi, i jep edhe më shumë rëndësi asaj. Megjithatë jemi munduar ta konsiderojmë ndeshje të rradhës dhe ta përgatisim sa më mirë, ndonëse kemi jo pak probleme por unë besoj se djemtë kanë për të dhënë më të mirën e tyre. Janë një numër i madh lojtarësh që fatkeqësisht nuk janë në dispozicion për nesër. Pavarësisht kësaj, jemi munduar të bëjmë më të mirën dhe ata që do të luajnë, të shpresojmë se do tregojnë karakterin e tyre edhe këtë herë, ashtu siç kanë bërë gjithë këto ndeshjet e fundit"- ka thënë ai. Kuptohet që pikësynimi kryesor i gazetarëve para këtij trajneri ka qenë edhe marrja e një përgjigje në lidhje me dyshimet për tolerim ndaj Skënderbeut. Por numri 1 i pankinës shkodrane edhe njëherë tjetër, e shpreh me revoltim se këtu po bëhet diçka e qëllimshme ndaj Vllaznisë e për këtë shton: "Në demokracinë tonë të turbullt, në tranzicionin e pafundëm 27 vjeçar, sigurisht që gjithësecili ka të drejtë të mendojë, të komentojë dhe të shprehet. Ashtu siç është e drejta ime, të mbroj skuadrën dhe këto djem. Po e them publikisht: atë çfarë Vllaznia deri më sot, e ka arritur me shumë mund e djersë të derdhur dhe askush nuk i ka falur gjë. Nëse dikush ka diçka për të shtuar, të japë faktet. Më vjen shumë keq kur ky sulm na vjen edhe nga shkodranët. 27 pikët e marra deri më sot, i kemi merituar dhe mbase duhej të kishim patur edhe ndonjë më shumë. Unë si trajner jam munduar ta mbaj skuadrën larg këtyre thashethemeve ndonëse në futbollin shqiptar dhe sidomos në Shkodër, ato janë të pafund. Madje, po ju tregoj se para se të vija në këtë konferencë për shtyp, u informova se sipas tavolinave të Shkodrës, edhe ndeshja me Flamurtarin ka qenë e kurdisur, e luajtur!!! Nuk e di kush janë këto persona që shpikin gjëra të tilla kur në atë ndeshje të gjithë që e kanë parë ndeshje, kanë qenë pranë një infarkti për nga mënyra si rrodhën ngjarjet. Por duket se gjërat kështu janë gatuar. Kur fitohet është e blerë, kur humbet është e shitur. Dua t'i garantoj të gjithë edhe njëherë se Armando Cungu kudo ku ka punuar dhe për më tepër tani tek Vllaznia, nuk ka shanse për t'i thanë edhe njëherë të vetme futbollistët për të toleruar. Kërkesa ime e vetme është fitorja në çdo ndeshje. Këtë gjë do të kërkoj edhe nesër, ndoshta edhe më shumë, duke patur parasysh edhe gjithë këto fjalë që kanë qarkulluar ditët e fundit". Vllaznia nesër do jetë në fushë, ndoshta jo shumë e mbështetur nga tifozët por objektivi i saj do të jetë i qartë: kërkesa për të marrë pikë. Këtë gjë e thotë edhe trajneri i saj në fund të prononcimit të tij kur deklaron: "Nuk do ta kemi të lehtë, përballë do të kemi një ekip të uritur për të rimarrë kreun dhe përpos kësaj, kemi edhe ne problemet tona por gjithsesi, ata që do të luajnë, do të hyjnë në fushë me një objektiv të vetëm për ta fituar ndeshjen. Kjo do të ishte përgjigja më e mirë për të gjithë thashethemet dhe aludimet e krijuara dhe për këtë arsye, besoj edhe lojtarët kanë për të sakrifikuar në fushë". Kuqeblute sigurisht qe kane nevoje edhe per mbeshtetjen e tifozeve dhe te shpresojme se ajo nuk do t'u mungoje as neser.

© vllaznia.al

Joomla Templates and Joomla Extensions by JoomlaVision.Com

Klubi Vllaznia anetar me te drejta te plota i ECA-se

Na kontaktoni

* Addresa: Loro Borici" Rr."Djepaxhiej" Nr2 Shkodër

* Tel: +355 222 801333

* Email: info@vllaznia.al

* Website: www.vllaznia.al