Superliga

# Skuadra ND PIKE
1 Ku 30 62
2 Pa 30 62
3 Sk 30 59
4 Lu 29 39
5 Vl 30 37
6 Ti 30 32
7 Te 30 32
8 Fl 28 31
9 La 30 29
10 Ko 29 12

Nr. Vizitoreve

mod_vvisit_counterSot2449
mod_vvisit_counterDje5477
mod_vvisit_counterKete jave35795
mod_vvisit_counterTe gjitha4865732

Vllaznia mundet sërish 0-1 nga Skënderbeu në "Loro Boriçi"

Shtyp pdf

Kuqeblutë nuk ia dalin të marrin pikë ndaj Skënderbeut. Në ndeshjen ndaj kampionëve në fuqi të vendit, Vllaznia është mundur me shifrat 0-1.Një top i palarguar mirë nbga mbrojtësit tanë, është shfrytëzuar ashtu si duhet nga Latifi që në minutën e 68-të ka shënuar të vetmin gol të këtij takimi, gol ky që do t’I jepte fitoren Skënderbeut. Sa I takon lojës, pavarësisht shumë mungesave, Vllaznia u shfaq si e barabartë në fushë ndaj Skënderbeut kampion në fuqi dhe pretendent edhe këtë sezon. Gjatë 45 minutave të para, kuqeblutë luajtën me shumë kujdes në mesfushë por edhe duke parë herëpashere përpara me anë të Bakajt dhe Dycës Korçarët ndërkohë nuk patën ndonjë as në lojë dhe as në raste. Në pjesën e parë vetëm në dy raste Latifi tentoi të rrezikonte portën e Agoviç por pa sukses. E dyta nis më mirë për Skënderbeun që brenda 10 minutave të para shfaqet rreziksh para portës vendase megjithatë me kalimin e minutave gjërat normalizohen në fushë. Do të ndodhë kështu deri në minutën e 68-të kur mbrojtësit e Vllaznisë nuk e largojnë ashtu si duhet topin nga zona dhe nga kjo përfiton Latifi që gjuan tokazi duke e dërguar topin në rrjetë. Një gol që prish ekuilibrat në fushë dhe për rrjedhojë trajneri Cungu hedh në fushë edhe Hebajn e Krujën. Megjithatë rastet për Vllazninë mungojnë dhe minutat kalojnë. Skënderbeu arrin ta administrojë ashtu si duhet avantazhin e krijuar dhe për këtë arsye, edhe katër minutat e shtesës nuk sjellin asnjë ndryshim. Korçarët fitojnë me rezultatin 1-0 ndërkohë që Vllaznia tashmë duhet të nisë të mendojë për sfidën e rradhës me Luftëtarin.

© vllaznia.al

Joomla Templates and Joomla Extensions by JoomlaVision.Com

Klubi Vllaznia anetar me te drejta te plota i ECA-se

Na kontaktoni

* Addresa: Loro Borici" Rr."Djepaxhiej" Nr2 Shkodër

* Tel: +355 222 801333

* Email: info@vllaznia.al

* Website: www.vllaznia.al