Superliga

# Skuadra ND PIKE
1 FL 0 0
1 KA 0 0
1 KU 0 0
1 LA 0 0
1 LU 0 0
1 LU 0 0
1 PA 0 0
1 SK 0 0
1 TE 0 0
1 VL 0 0

Nr. Vizitoreve

mod_vvisit_counterSot1958
mod_vvisit_counterDje1895
mod_vvisit_counterKete jave25392
mod_vvisit_counterTe gjitha5411188

Vllaznia U-19 mund 2-0 Tiranën dhe rimerr vendin e dytë

Shtyp pdf

Vllaznia U-19 festimMe fitore e ka mbyllur ndeshjen e kësaj jave ekipi U-19 i Akademisë Vllaznia. Përballë Tiranës, rivalit të saj direkt për vendin e dytë në renditje, djemtë e drejtuar nga trajnerët Elvin Beqiri dhe Albert Kaçi kanë zhvilluar një 90 minutësh të mirë dhe për rrjedhojë kanë arritur të fitojnë me rezultatin 2-0. Në pjesën e parë ka patur rivalitet dhe për këtë arsye, ajo është mbyllur pa gola. Në të dytën, vendasit fitojnë të drejtën e një 11-metërshi pasi një nga mbrojtësit bardheblu prek topin me dorë brenda zonës dhe gjyqtari tregon pikën e bardhë. Ekzekutimin e tij e merr përsipër mesfushori Sinisha Rajçeviq i cili tregohet i saktë duke e dërguar topin në rrjetë. Ndërkohë në minutat e fundit të ndeshjes, vendasit do të fitonin një goditje dënimi të cilin e ekzekuton mbrojtësi Senad Hysenaj i cili me një gjuajtje të fortë ka arritur të mposhtë portierin kundërshtar. Përfundimisht 2-0 dhe me këtë fitore Vllaznia U-19 është ngjitur në kuotën e 33 pikëve duke rimarrë vendin e dytë në renditje. Ndërkohë, gjërat nuk kanë shkuar mirë për 17 vjeçarët shkodranë. Në ndeshjen ndaj Tiranës, ata janë mundur me rezultatin 0-1. Fatin e këtij takimi e ka vendosur një gabim i portierit, çka i dha mundësinë kundërshtarit të shënonte golin e vetëm të ndeshjes. Edhe ky ekip ndodhet në vendin e dytë në renditje pas javës së 15-të të kampionatit.

© vllaznia.al

Joomla Templates and Joomla Extensions by JoomlaVision.Com

Klubi Vllaznia anetar me te drejta te plota i ECA-se

Na kontaktoni

* Addresa: Loro Borici" Rr."Djepaxhiej" Nr2 Shkodër

* Tel: +355 222 801333

* Email: info@vllaznia.al

* Website: www.vllaznia.al