Superliga

# Skuadra ND PIKE
1 FL 0 0
1 KA 0 0
1 KU 0 0
1 LA 0 0
1 LU 0 0
1 LU 0 0
1 PA 0 0
1 SK 0 0
1 TE 0 0
1 VL 0 0

Nr. Vizitoreve

mod_vvisit_counterSot1959
mod_vvisit_counterDje1895
mod_vvisit_counterKete jave25393
mod_vvisit_counterTe gjitha5411189

"Vllaznia B" me 10 futbollistë fiton 3-0 ndaj Kevitan

Shtyp pdf

Vllaznia B pas humbjes në ndeshjen e kaluar me Luzin, është rikthyer tek fitorja. Në ndeshjen e sotme të luajtur në fushën "Reshit Rusi" ndaj Kevitanit, djemtë e drejtuar nga trajneri Ervis Kraja, kanë fituar me rezultatin e pastër 3-0 duke forcuar pozitat në vendin e dytë të renditjes, vend që i çon ata në play-off. Pjesa e parë nuk ka qenë shumë e mirë për kuqeblutë të cilët gjithsesi kanë arritur të shënojnë golin e parë me anë të Arsen Hajdarit në minutën e 31-të. U duk se loja pas këtij goli do të kontrollohej nga Vllaznia B por vetëm 7 minuta më vonë, mesfushori Balaj bën një gjest të panevojshëm ndaj kundërshtarit duke u ndëshkuar me karton të kuq dhe duke e lënë skuadrën e tij me 10 futbollistë. Pjesa e parë do të mbyllej 1-0. Në fillimin e së dytës, pas një krosi nga e majta, Arenc Dibra do të godasë saktë me kokë duke e dërguar topin sërish në rrjetë. Një gol i qetësisë ky por në minutën e 79-të Hajdari do të shënonte edhe golin e tretë dhe kësisoj i gjithë takimi do të mbyllej me fitoren e pastër 3-0 të shkodranëve. Ata vazhdojnë të mbajnë vendin e dytë në renditje

Joomla Templates and Joomla Extensions by JoomlaVision.Com

Klubi Vllaznia anetar me te drejta te plota i ECA-se

Na kontaktoni

* Addresa: Loro Borici" Rr."Djepaxhiej" Nr2 Shkodër

* Tel: +355 222 801333

* Email: info@vllaznia.al

* Website: www.vllaznia.al