Superliga

# Skuadra ND PIKE
1 Ku 26 52
2 Pa 26 52
3 Sk 26 50
4 Lu 25 36
5 Vl 26 32
6 Ti 26 30
7 Te 26 28
8 La 26 25
9 Fl 24 22
10 Ko 25 12

Nr. Vizitoreve

mod_vvisit_counterSot8411
mod_vvisit_counterDje4984
mod_vvisit_counterKete jave71230
mod_vvisit_counterTe gjitha4667230

Drejtori Zeka: Vlerësim maksimal për Luftëtarin por Vllaznia kërkon fitoren

Shtyp pdf

Situata tek Vllaznia në prag të ndeshjes me Luftëtarin, ka qenë më e mirë se në ndeshjet e kaluara. Ekipi është nisur mesditën e sotme drejt Gjirokastrës dhe ndërkohë, në konferencën për shtyp është paraqitur drejtori sportiv i klubit Eugent Zeka. Në fillim të fjalës së tij, ai ka folur për gjendjen e skuadrës dhe objektivin që ajo do të ketë për takimin e nesërm teksa ka thënë: "Gjendja e skuadrës është më e mirë se ajo e javës së shkuar, si me rikthimet e lojtarëve të dëmtuar asht edhe me ato që kanë qenë të skualifikuar me kartona. Jemi në një pozitë disi më komode për momentin sepse jemi vetëm dy pikë larg vendit të katërt dhe gjashtë pikë larg vendit të parafundit prandaj objektivi padyshim që është synimi për t'iu afruar vendeve të para dhe jo atyre të fundit. Kemi fatin që kemi një staf teknik dhe një skuadër që zbret në fushë në çdo ndeshje me objektivin e vetëm për të fituar dhe ky do të jetë edhe objektivi për nesër ndaj Luftëtarit". Objektivi është i qartë por drejtuesit e Vllaznisë kanë një vlerësim shumë pozitiv edhe për kundërshtarin e këtë e shpreh edhe drejtori Zeka kur shton: "Luftëtari ka bërë një futboll shumë të bukur deri më tani dhe stafi teknik i tij ka arritur të përcjellë idetë e veta tek futbollistët që i kanë zbatuar me përpikmëri. Bëjnë një futboll të bukur dhe ne padyshim që i vlerësojmë dhe i respektojmë prandaj e vlerësojmë në maksimum ndeshjen me këtë ekip. Uroj të bëhet një ndeshje e bukur në mes këtyre dy ekipeve por kuptohet me besimin se do të dhurojë një rezultat pozitiv për ne. Unë e shoh Vllazninë e këtij sezoni në mesin e tabelës së klasifikimit e lart". I pyetur nëse nga fati i kësaj ndeshje varen shumë gjëra për ekipin shkodran, drejtori sportiv i saj nuk ka ndarë të njëjtin mendim. "Së pari. nuk e mendoj absolutisht humbjen me Luftëtarin. Së dyti, e ardhmja e Vllaznisë si për t'iu ofruar vendeve të para apo atyre të fundit, nuk varet nga kjo ndeshje"- ka thënë ai. Në konferencën e sotme për shtyp nuk mund të mungonin as pyetjet për deklaratat e presidentit të Laçit Pashk Laska i cili aludon për një fitore të Vllaznisë, madje duke gjetur edhe autorin e golit, Shtubinë. Zeka, ka patur fatin të punoj për disa kohë me presidentin laçian dhe duke e njohur mirë natyrën e tij, mendon se kjo është pjesë e punës së Laskës, të vërë para presionit ekipet rivale."Presidenti i Laçit Pashk Laska ka qenë edhe presidenti im në periudhën kur kam qenë trajner tek kjo skuadër. Respekti që kam patur për të, vazhdon të jetë i pacënuar edhe pas deklaratës së tij të fundit. Atë e njoh shumë mirë dhe deklaratat e tij mund të jenë njëfarë presioni që ai i bën klubeve të tjera. Ne shikojmë punën tonë, nuk duhet të kondicionohemi prej këtyre deklaratave apo bisedave që nuk kanë lidhje me projektin tonë tek Vllaznia. Nuk besoj se jemi në shënjestër të klubeve të tjera për këto akuza apo aludimeve. Madje, nuk biem as pre e tyre por vazhdojmë t'i përkushtohemi punës tonë me seriozitetin dhe korrektësinë që na ka karakterizuar gjithmonë. Vllaznia ka aleancë vetëm me veten e vet dhe me punën"- është shprehur në konferencën e sotme për shtyp drejtori sportiv i klubit shkodran Eugent Zeka. Në fund, sigurisht që nuk mund të mungonte një pyetje edhe për lajmin e pak ditëve më parë, kur Vllaznia firmosi kontratat me tre futbollistë të Akademisë së saj. Në lidhje me këtë fakt, ai është përgjigjur: "Tre futbollistët që sapo kanë nënshkruar marrëveshjet kontraktuale me Vllazninë për vitet e ardhshme, janë lojtarë që aktualisht aktivizohen pranë ekipit U-19 të Akademisë tonë. Janë lojtarë që kanë qenë edhe në shënjestrën e ekipeve kombëtare të moshave. Ato po shkojnë drejt fundit të ciklit të tyre të rritjes si lojtarë dhe është e natyrshme që klubi Vllaznia të bëjë kujdes dhe të "blindojë" lojtarët e rinj dhe të talentuar që janë në gjirin e vet".
© vllaznia.al

Joomla Templates and Joomla Extensions by JoomlaVision.Com

Klubi Vllaznia anetar me te drejta te plota i ECA-se

Na kontaktoni

* Addresa: Loro Borici" Rr."Djepaxhiej" Nr2 Shkodër

* Tel: +355 222 801333

* Email: info@vllaznia.al

* Website: www.vllaznia.al