Superliga

# Skuadra ND PIKE
1 FL 0 0
1 KA 0 0
1 KU 0 0
1 LA 0 0
1 LU 0 0
1 LU 0 0
1 PA 0 0
1 SK 0 0
1 TE 0 0
1 VL 0 0

Nr. Vizitoreve

mod_vvisit_counterSot1934
mod_vvisit_counterDje1895
mod_vvisit_counterKete jave25368
mod_vvisit_counterTe gjitha5411164

Vllaznia, barazim me shumë vlera në Gjirokastër ndaj Luftëtarit

Shtyp pdf

Në barazim 0-0 është mbyllur ndeshja në mes Luftëtarit dhe Vllaznisë, e luajtur pasditen e së shtunës në Gjirokastër. Shkodranët kanë marrë kësisoj një pikë me shumë vlerë në këtë takim shumë të vështirë dhe ndonëse nuk doli parashikimi I presidentit të Laçit Pashk Laska që deklaronte se ata do të fitonin, sërish edhe barazimi I ka kënaqur. Ndeshja ka qenë shumë e luftuar. Fillimi I saj do të rregjistronte raste në të dy portat teksa edhe Bakaj ka mundësi të shënojë për Vllazninë. Me kalimin e minutave, vendasit e rrisin presionin duke parë më tepër drejt portës së Selimajt por rastet e rrezikshme mungojnë. Pjesa e parë kësisoj do të mbyllej pa gola. Fillimi I së dytës është më I mirë për shkodranët që në minutën e 49-të kanë një rast të mirë me anë të Shtubinë por ai nuk arrin dot të dërgojë topin në rrjetë. Më pas, do të jetë edhe Bakaj pranë golit në minutën e 76-të e më pas edhe Shtubina por kapiteni gabon përsëri. Mosshënimi I golit nga Vllaznia pritej që ta ndëshkonte atë dhe në fakt, Luftëtari ka qenë shumë pranë dy herë. Fillimisht me anë të Abazajt dhe më pas me Bregun por në të dy rastet, ka qenë portieri Erind Selimaj ai që ka shpëtur skuadrën e tij nga pësimi I golit. Katër minutat e shtesës nuk dhuruan asgjë. Trajneri Cungu me zëvendësimet e bëra tregoi se ishte I kënaqur edhe me një pikë në këtë sfidë dhe deri në vërshëllimën e fundit të Sinos,nuk do kishte asgjë tjetër. Përfundimisht barazim 0-0 në Gjirokastër dhe Vllaznia kësisoj merr një pikë me shumë vlerë ndaj një kundërshtari shumë të fortë siç ishte Luftëtari dhe të dy këto skuadra tashmë ruajnë të njëjtat pozita në tabelën e renditjes. Megjithatë kampionati ende nuk ka përfunduar dhe natyrisht që janë sfida të tjera të vështira, duke nisur nga ajo e javës së ardhshme me Laçin në Shkodër.

© vllaznia.al

Joomla Templates and Joomla Extensions by JoomlaVision.Com

Klubi Vllaznia anetar me te drejta te plota i ECA-se

Na kontaktoni

* Addresa: Loro Borici" Rr."Djepaxhiej" Nr2 Shkodër

* Tel: +355 222 801333

* Email: info@vllaznia.al

* Website: www.vllaznia.al