Superliga

# Skuadra ND PIKE
1 SK 6 16
2 KU 6 13
3 FL 6 9
4 KA 6 9
5 PA 6 8
6 LA 6 7
7 TE 6 7
8 VL 6 5
9 LU 6 5
10 LU 6 2

Nr. Vizitoreve

mod_vvisit_counterSot2564
mod_vvisit_counterDje11681
mod_vvisit_counterKete jave25568
mod_vvisit_counterTe gjitha5726518

Vllaznia U-19 vazhdon me serinë e sukseseve në kampionat

Shtyp pdf

Tjetër fitore në kampionat për ekipin U-19 të Akademisë Vllaznia. Djemtë e drejtuar nga trajnerët Beqiri e Kaçi këtë herë kanë fituar në transfertë ndaj ekipit të Akademisë së Futbollit me rezultatin 2-0. Golin e parë të ndeshjes e ka shënuar Palushani në minutën e 14-të dhe me këtë gol do të mbyllej pjesa e parë. Në fillimin e së dytës, do të ishte sulmuesi Pusi që do të shënonte edhe golin e dytë, atë të sigurisë së fitores. Me këtë trepikësh, ky ekip është ngjitur në kuotën e 36 pikëve duke qenë në një garë shumë të fortë me Partizanin dhe Tiranën, në luftë për dy vendet e para që do të shkojnë në play-off. Sakaq, Vllaznia U-17 nuk ka shkuar më shumë sesa deri tek barazimi në ndeshjen e kësaj jave. Ndaj ekipit të Akademisë së Futbollit, ajo ka barazuar me rezultatin 1-1. Për të, golin e ka shënuar mesfushori Hoxha por në të dytën vendasit kanë arritur të barazojnë me anë të një 11-metërshi dhe më pas nuk ka patur asgjë prandaj dy ekipet kanë arritur të ndajnë nga një pikë. Edhe 17 vjeçarët shkodranët priten të kenë një rivalitet të fortë deri në fund në luftën për një nga dy vendet e para pasi në këtë kampionat, në garë për këto dy vende janë plot katër ekipe.
© vllaznia.al

Joomla Templates and Joomla Extensions by JoomlaVision.Com

Klubi Vllaznia anetar me te drejta te plota i ECA-se

Na kontaktoni

* Addresa: Loro Borici" Rr."Djepaxhiej" Nr2 Shkodër

* Tel: +355 222 801333

* Email: info@vllaznia.al

* Website: www.vllaznia.al