Superliga

# Skuadra ND PIKE
1 SK 29 66
2 KU 30 55
3 LU 30 47
4 PA 29 45
5 FL 30 43
6 LA 30 43
7 KA 30 37
8 VL 30 33
9 TE 30 33
10 LU 30 10

Nr. Vizitoreve

mod_vvisit_counterSot6634
mod_vvisit_counterDje5941
mod_vvisit_counterKete jave12575
mod_vvisit_counterTe gjitha6979044

"Vllaznia B" tjetër fitore në kampionat. Këtë herë 3-0 ndaj Internacional

Shtyp pdf

Ekipi i dytë i klubit Vllaznia, ai "B", vijon me serinë e fitoreve në kampionatin e kategorisë së dytë ku merr pjesë këtë sezon. Pasditen e sotme ai ka luajtur në kryeqytet ndaj ekipit Internacional dhe ka triumfuar me rezultatin 3-0.

Ndeshja është dominuar nga futbollistët shkodranë të drejtuar nga trajneri Ervis Kraja dhe ata kanë shënuar shumë shpejt. Autor i golit të parë është Arsen Hajdari në minutën e 18-të. Pa kaluar më shumë se dy minuta, do të vinte edhe goli i dytë me autor Arsid Krujën. Pjesa e parë do të mbyllej me rezultatin 2-0. Në të dytën, shkodranët kontrollojnë gjithçka dhe shënojnë dhe golin e tretë me anë të Arenc Dibrës në minutën e 75-të duke e kompletuar kësisoj fitoren e pastër 3-0 ndaj këtij kundërshtari. Me fitoren e sotme, Vllaznia B është ngjitur në kuotën e 34 pikëve pas 15 ndeshjeve të luajtura dhe ka konsoliduar edhe më shumë pozitat e saj në vendin e dytë të renditjes, vend që e çon atë në play- off. Kjo ngaqë në vendin e tretë aktualisht është Albpetrol me 6 pikë më pak, madje edhe me një ndeshje më shumë të luajtur.

© vllaznia.al

Joomla Templates and Joomla Extensions by JoomlaVision.Com

Klubi Vllaznia anetar me te drejta te plota i ECA-se

Na kontaktoni

* Addresa: Loro Borici" Rr."Djepaxhiej" Nr2 Shkodër

* Tel: +355 222 801333

* Email: info@vllaznia.al

* Website: www.vllaznia.al