Superliga

# Skuadra ND PIKE
1 SK 13 31
2 KA 13 23
3 KU 13 22
4 FL 12 21
5 LA 12 15
6 PA 12 15
7 TE 13 15
8 VL 12 12
9 LU 12 9
10 LU 12 5

Nr. Vizitoreve

mod_vvisit_counterSot1146
mod_vvisit_counterDje8051
mod_vvisit_counterKete jave9197
mod_vvisit_counterTe gjitha6060409

Administratori Gjyrezi: Tek Vllaznia s'ka probleme rrogash. Ato merren nesër

Shtyp pdf

Tek Vllaznia ndodh shpesh që të bëhet objekt gazetash sa herë që rrogat e sportistëve vonohen, ndonëse është ndër klubet më korrekte sa I takon anës financiare. Kështu ka ndodhur edhe ditën e sotme kur në median e shkruar, titujt e gazetave flisnin për një situatë alarmante tek kuqeblutë. Por në fakt historia është ndryshe. Këtë e ka sqaruar edhe vetë administratori I klubit Astrit Gjyrezi nënjë prononcim për mediat kur ka deklaruar se nuk ka asnjë problem me rrogat dhe nesër ato do të jenë në numrat e llogarive të secilit prej futbollistëve. "Mendoj se ka qenë diçka krejt e vogël por që u ekzagjerua shumë në media. Ditën e djeshme kam patur një takim pune me skuadrën, ashtu siç ndodh pas çdo ndeshje të rradhës dhe ndër diskutimet e tjera, sportistët me të drejtë kanë pyetur se kur do t'i marrin rrogat. Nuk ka patur as debate dhe as diskutime me tone të ngritura. Thjesht ka qenë bashkëbisedim. Ua bëra të ditur futbollistëve po jua bëj të ditur edhe juve si gazetarë: Tek Vllaznia nuk ka asnjë problem me rrogat. Ju të gjithë e dini se Këshilli Bashkiak Shkodër më 30 janar ka miratuar një fond prej 450 milione lëkësh për klubin e futbollit Vllaznia. Ky fond për disa çështje buroktratike vonoi të kalonte në numrin e llogarisë tonë dhe që javën e kaluar ky problem është zgjidhur dhe tashmë çdo gjë është firmosur dhe besoj se nesër, të gjithë futbollistët do t'i kenë rrogat e prapambetura në numrat e tyre të llogarisë".

© vllaznia.al

Joomla Templates and Joomla Extensions by JoomlaVision.Com

Klubi Vllaznia anetar me te drejta te plota i ECA-se

Na kontaktoni

* Addresa: Loro Borici" Rr."Djepaxhiej" Nr2 Shkodër

* Tel: +355 222 801333

* Email: info@vllaznia.al

* Website: www.vllaznia.al