Superliga

# Skuadra ND PIKE
1 SK 14 31
2 FL 14 25
3 KA 14 23
4 KU 14 22
5 LA 14 21
6 PA 14 21
7 TE 14 15
8 LU 14 13
9 VL 14 12
10 LU 14 8

Nr. Vizitoreve

mod_vvisit_counterSot5627
mod_vvisit_counterDje7877
mod_vvisit_counterKete jave44309
mod_vvisit_counterTe gjitha6095521

Mjafton goli i Bakajt. Vllaznia mund 1-0 Laçin

Shtyp pdf

Një 11-metërsh i kthyer në gol nga Elis Bakaj i ka mjaftuar Vllaznisë të marrë një trepikësh me shumë vlerë ndaj Laçit në ndeshjen e luajtur pasditen e së dielës në stadiumin "Loro Boriçi". Me një lojë pa ndonjë shkëlqim të madh, shkodranët janë përkujdesur më shumë për të marrë fitoren dhe në fund natyrisht që i janë gëzuar asaj sepse vazhdimi i kampionatit tashmë do të jetë më i qetë për ta. Ndeshja nis mirë për kuqeblutë të cilët kanë rast të kalojnë në avantazh që në minutën e dytë me anë të Pjeshkës por nuk ia dalin. Edhe Laçi ka rastet e veta, madje ato janë të pastra por portieri Selimaj është në formën e duhur për t'i neutralizuar ato. Pjesa e parë do të mbyllej në barazim pa gola. Në minutën e 10-të të pjesës së dytë, Pjeshka në përpjekje për ta goditur topin drejt portës laçiane, pengohet nga një mbrojtës kundërshtar dhe arbitri Jemini tregon pikën e bardhë të 11-metërshit. Atë e merr përsipër ta gjuajë Bakaj që është  i saktë duke shënuar golin e vetëm të ndeshjes. Më pas, Laçi mundohet të barazojë por nuk ia del dot. Përfundimisht 1-0 për Vllazninë e cila ngjitet në kuotën e 31 pikëve duke qenë në pozita disi komode në renditje. Për trajnerin Cungu, në këtë takim mbi të gjitha kishte rëndësi marrja e tre pikëve.Javën e ardhshme Vllaznia do të presë sërish në Shkodër ekipin e Teutës dhe është një tjetër mundësi për të vazhduar me serinw e rezultateve pozitive tw javwve tw fundit.
Vllaznia-Laçi 1-0
Vllaznia: Selimaj, Gocaj, Bicaj, Vrapi, Pjeshka (Gurishta), Tafili, Krymi, Bardulla (Mulemo), Çinari (Kalaja), Bakaj, Shtubina. Trajner: Armando Cungu Laçi: Selmani, Musaj, Qaqi, Gjoni, Shala, Jonuzi, Lushkja, Nika, Vucaj, Zhunior, Mensah. Trajner: Bledar Sinella
Shwnues:Bakaj 55' (11-m)
Gjyqtar: Lorenc Jemini

Joomla Templates and Joomla Extensions by JoomlaVision.Com

Klubi Vllaznia anetar me te drejta te plota i ECA-se

Na kontaktoni

* Addresa: Loro Borici" Rr."Djepaxhiej" Nr2 Shkodër

* Tel: +355 222 801333

* Email: info@vllaznia.al

* Website: www.vllaznia.al