Superliga

# Skuadra ND PIKE
1 Ku 35 75
2 Pa 35 71
3 Sk 35 71
4 Lu 34 41
5 Te 35 40
6 Vl 35 39
7 Ti 35 38
8 Fl 33 37
9 La 35 37
10 Ko 34 13

Nr. Vizitoreve

mod_vvisit_counterSot565
mod_vvisit_counterDje4579
mod_vvisit_counterKete jave25512
mod_vvisit_counterTe gjitha5030445

"Vllaznia B" kalon edhe Gramshin. Play off-i gjithnjë e më pranë

Shtyp pdf

Ekipi i dytë i KF Vllaznia, ai "B" vijon me serinë e fitoreve dhe tashmë play-offi është gjithnjë e më pranë për të. Në ndeshjen e rradhës, atë ndaj ekipit të Gramshit të luajtur në fushën sportive "Reshit Rusi", ekipi i drejtuar nga Ervis Kraja ka arritur të fitojë me rezultatin e pastër 2-0. Takimi është zgjidhur shumë shpejt. Në minutën e 14-të mbrojtësi Denis Miloti do të zhbllonte rezultatin ndërkohë që dy minuta më vonë sulmuesi Arenc Dibra do të dyfishonte shifrat dhe më pas, deri në fund të 90 minutave nuk do të kishte gol tjetër. Me këtë trepikësh, "Vllaznia B" është ngjitur në kuotën e 37 pikëve duke mbajtur vendin e dytë në renditje, me 9 pikë më pak se Egnatia e vendit të parë por kjo e fundit ka një ndeshje më shumë. Kuqeblutë me këtë ecuri e kanë objektiv plotësisht të arritshëm zënien e vendit të dytë,çka e çon atë në play-off dhe pastaj, kategoria e parë do të jetë vetëm një hap larg.
Ekipi në këtë ndeshje luajti me këtë formacion: Vjerdha, Mehmedaj (Kaçubela), Miloti, Kukaj, Ruqi, Mehja (Lushaj), Bega, Hajdari, Djepaxhia (Hasani), Kruja, Dibra.

© vllaznia.al

Joomla Templates and Joomla Extensions by JoomlaVision.Com

Klubi Vllaznia anetar me te drejta te plota i ECA-se

Na kontaktoni

* Addresa: Loro Borici" Rr."Djepaxhiej" Nr2 Shkodër

* Tel: +355 222 801333

* Email: info@vllaznia.al

* Website: www.vllaznia.al