Superliga

# Skuadra ND PIKE
1 Ku 35 75
2 Pa 35 71
3 Sk 35 71
4 Lu 34 41
5 Te 35 40
6 Vl 35 39
7 Ti 35 38
8 Fl 33 37
9 La 35 37
10 Ko 34 13

Nr. Vizitoreve

mod_vvisit_counterSot198
mod_vvisit_counterDje4579
mod_vvisit_counterKete jave25145
mod_vvisit_counterTe gjitha5030078

Klubi Vllaznia çmime të ulëta biletash edhe për ndeshjen me Teutën

Shtyp pdf

Klubi i Futbollit Vllaznia ju bën me dije të gjithë sportdashësve shkodranë se çmimet e biletave në tribunat C dhe D, edhe për ndeshjen e rradhës, atë ndaj Teutës që do të luhet ditën e dielë në orën 17.00, do të jenë sërish 200 lekë të reja. Natyrisht që një ulje e tillë e çmimit shpresojmë të jetë favorizuese për rritjen e numrit të tifozëve në stadium për mbështetjen e skuadrës tonë. Njëkohësisht, në bashkëpunim edhe me administratën e FSHF-së që administron stadiumin "Loro Boriçi" po marrim masat për hapjen e më shumë dyerve në tribunën D, për të evituar problemet që u shfaqën në ndeshjen e kaluar me Laçin. Ju bëjmë me dije edhe njëherë se administrimi i stadiumit nuk bëhet nga ana jonë, megjithatë po bëjmë maksimumin që tifozët të mos kenë probleme për hyrjen në shkallët e tij. Gjithashtu, ju bëjmë edhe njëherë thirrje tifozëve që të vijnë më herët në stadium dhe të mos e lënë blerjen e biletës dhe hyrjen në këtë impiant sportiv, për minutat e fundit sepse kjo krijon një kaos të panevojshëm. E rëndësishme mbi të gjitha është mbështetja juaj sepse skuadra ka nevojë për të pasi përballja me Teutën është e një rëndësie të veçantë për ecurinë e saj të mëtejshme në kampionat.

www.vllaznia.al

Joomla Templates and Joomla Extensions by JoomlaVision.Com

Klubi Vllaznia anetar me te drejta te plota i ECA-se

Na kontaktoni

* Addresa: Loro Borici" Rr."Djepaxhiej" Nr2 Shkodër

* Tel: +355 222 801333

* Email: info@vllaznia.al

* Website: www.vllaznia.al