Superliga

# Skuadra ND PIKE
1 Ku 36 75
2 Pa 36 72
3 Sk 36 72
4 Lu 35 44
5 Fl 34 40
6 Vl 36 40
7 Te 36 40
8 La 36 40
9 Ti 36 39
10 Ko 35 13

Nr. Vizitoreve

mod_vvisit_counterSot2618
mod_vvisit_counterDje4384
mod_vvisit_counterKete jave18888
mod_vvisit_counterTe gjitha5199481

Tjetër fitore për 19 vjeçarët. Fitojnë 3-1 në Lezhë ndaj Brians

Shtyp pdf

Vllaznia U-19 ka vijuar me serinë e fitoreve në kampionat teksa në ndeshjen e fundit të fazës së dytë, atë të zhvilluar dje në Lezhë ndaj ekipit Brians, ka arritur të fitojë me rezultatin 3-1. Ndeshja është dominuar nga futbollistët shkodranë që drejtohen nga dyshja Beqiri e Kaçi dhe për këtë arsye, fitorja nuk është vënë asnjëherë në dyshim. Goli i parë i ndeshjes është shënuar nga Palushani që futet bukur në zonë duke arritur të kalojë edhe portierin kundërshtar dhe ta dërgojë topin në rrjetë. Pjesa e parë do të mbyllej me këtë gol. E dyta nis sërish me gol teksa këtë herë autor i tij për Vllazninë është sulmuesi Pusi që me një goditje të fortë nga jashtë zone, arrin ta dërgojë topin sërish në rrjetën e portës kundërshtare. Vendasit e Brians arrijnë të ngushtojnë rezultatin me anë të Ujkës por vetëm kaq sepse Gruda do të shënonte edhe golin e tretë për shkodranët që kësisoj fitojnë me rezultatin 3-1. Me këtë trepikësh ata e mbyllin fazën e dytë në vend të parë në renditje me pikë të barabarta me Partizanin ndërkohë që objektivi është për ta mbajtur këtë vend deri në fund të kampionatit. Sakaq Vllaznia U-17 nuk ka shkuar më larg sesa barazimi 1-1 në ndeshjen e kësaj jave, atë të luajur në Tiranë ndaj Olimpikut. Ndonëse Qardaku ka shënuar i pari për kuqeblutë, vendasit kanë arritur të barazojnë me anë të një 11-metërshi të akorduar nga arbitri në minutat e fundit të ndeshjes. Shkodranët e trajnerit Alban Neziri ndodhen në vendin e tretë për momentin por sigurisht që janë ende në lojë për të zënë një nga dy vendet e para të renditjes, vende këto që të çojnë pastaj në play- off.

© vllaznia.al

Joomla Templates and Joomla Extensions by JoomlaVision.Com

Klubi Vllaznia anetar me te drejta te plota i ECA-se

Na kontaktoni

* Addresa: Loro Borici" Rr."Djepaxhiej" Nr2 Shkodër

* Tel: +355 222 801333

* Email: info@vllaznia.al

* Website: www.vllaznia.al