Superliga

# Skuadra ND PIKE
1 SK 6 16
2 KU 6 13
3 FL 6 9
4 KA 6 9
5 PA 6 8
6 LA 6 7
7 TE 6 7
8 VL 6 5
9 LU 6 5
10 LU 6 2

Nr. Vizitoreve

mod_vvisit_counterSot2416
mod_vvisit_counterDje5139
mod_vvisit_counterKete jave41972
mod_vvisit_counterTe gjitha5742922

Barazim 0-0 ndaj Teutës. Vllaznisë i anullohet një gol

Shtyp pdf

Vetëm barazim 0-0 në ndeshjen në mes Vllaznisë dhe Teutës, luajtur pasditen e së dielës në "Loro Boriçi". Një takim që ka patur brenda të gjitha, por golin jo. Edhe atëherë që ai është shënuar, nuk është konsideruar i rregullt pas një vendimi shumë të çuditshëm të arbitrave. Vllaznia e nis në mënyrën më të mirë ndeshjen. Në minutën e 5-të pas një goditje këndi, topi mbet në dorën e Ribajt dhe arbitri Sokoli tregon pikën e bardhë të 11 metërshit. Ashtu si një javë më parë ndaj Laçit edhe këtë herë e merr përsipër ta gjuajë Bakaj por këtë herë nuk tregohet i suksesshëm. Fillimisht topi godet shtyllën, kthehet në lojë dhe sulmuesi kuqeblu e gjuan serish dhe përfundon në rrjetë por goli anullohet sepse Bakaj nuk sipas rregullores nuk duhej ta godiste topin për herë të dytë. Edhe pas këtij momenti është Vllaznia që luan më mirë dhe në 2-3 momente është përsëri pranë golit me anë të Bakajt dhe Kalajës por pa sukses. Teuta nga ana e saj kërkon te rrezikojë me anë të ndonje kundërsulmi të shpejtë dhe në 45 minutat e para rrezikojnë vetëm një herë me anë të Ribajt. Në fillimin e së dytës Teuta mbetet me 10 futbollistë sepse Progni merr njëri pas tjetrit dy kartona të verdhë dhe në minutën e 56-të e lë skuadrën e tij me një futbollist më pak. Vllaznia kërkon të përfitojë nga kjo dhe hedh në fushë një sulmues, Hebajn. Presioni rritet megjithatë mungojnë rastet e pastra në portën durrsake. Megjithatë Gurishta fillimisht dhe më pas Bakaj tentojnë golin por pa sukses. Rasti më dramatik i përket minutës së 82-të. Shtubina depërton nga e djathta, fut një top në zonë, Hajdari nuk arrin ta godasë por ai përfundon në këmbët e Hebajt që nuk ngurron ta çojë në rrjetë. Goli është i rregullt. Anësori drejtohet nga mesi i fushës dhe po ashtu edhe kryesori Sokoli akordon gol. Por me këtë vendim nuk janë dakord futbollistët durrsakë që i drejtohen anësorit Avdo dhe për 2-3 minuta krijohet një kaos. Futbollistët e Vllaznisë përfshihen në këtë rrëmujë por arbitrat i qetësojnë duke i siguruar se goli është i rregullt. Ata i drejtohen mesit të fushës duke filluar festën por këtu ndodh çudia. Durrsakët vazhdojnë të protestojnë dhe pas dy minutash të tjera, arbitri merr vendimin që goli është i parregullt! Një vendim që krijon pakënaqësi edhe tek tifozët megjithatë ai nuk ndryshon. Loja vazhdon dhe në minutën e 91-të Hebaj sërish godet me kokë dhe topi ndalet përsëri në shtyllë. Edhe shtesa nuk jep asgjë përveçse një barazim pa gola në mes këtyre dy ekipeve.

© vllaznia.al

Joomla Templates and Joomla Extensions by JoomlaVision.Com

Klubi Vllaznia anetar me te drejta te plota i ECA-se

Na kontaktoni

* Addresa: Loro Borici" Rr."Djepaxhiej" Nr2 Shkodër

* Tel: +355 222 801333

* Email: info@vllaznia.al

* Website: www.vllaznia.al