Superliga

# Skuadra ND PIKE
1 SK 35 72
2 KU 35 62
3 LU 35 56
4 PA 35 53
5 LA 35 53
6 TE 35 46
7 FL 35 45
8 KA 35 43
9 VL 35 41
10 LU 35 11

Nr. Vizitoreve

mod_vvisit_counterSot5252
mod_vvisit_counterDje9721
mod_vvisit_counterKete jave14973
mod_vvisit_counterTe gjitha7496049

Akademia Vllaznia, dy fitore në javën e parë të fazës së tretë

Shtyp pdf

Java e parë e fazës së tretë të kampionatit ka qenë e mbarë për ekipet e Akademisë Vllaznia. Ato i kanë luajtur ndeshjet e rradhës në Shkodër dhe i kanë fituar të dy takimet e luajtura. 17 vjeçarët kanë mundur me rezultatin 3-1 Porton ndërsa 19 vjeçarët kanë fituar 2-0 me Internacional. Sa i takon ndeshjes së paratërinjve, futbollistët e drejtuar nga trajneri Neziri nuk e kanë patur shumë të vështirë të fitojnë. Golin e parë të ndeshjes e ka shënuar Lekaj me kokë pas një topi të ardhur nga goditja e këndit. Pjesa e parë do të mbyllej me këtë gol ndërkohë që në të dytën, Vllaznia U-17 do të shënonte edhe dy gola të tjerë me anë të Mehjes dhe Boriçit të cilët e bëjnë të pavlefshëm një gol të shënuar nga kundërshtari në minutat e fundit të ndeshjes që mbyllet përfundimisht me fitoren e shkodranëve 3-1. Pas kësaj jave, ata mbajnë sërish vendin e tretë në renditje dhe janë në garë për plej- ofin dhe gjithçka është e mundshme sepse ky ekip i ka të gjitha mundësitë për të qenë në mes më të mirëve të vendit që do të synojnë fitimin e titullit kampion këtë sezon. Sa i takon takimit të të rinjve, Vllaznia nuk e ka patur shumë të vështirë të fitojë ndeshjen ndaj kryeqytetasve të Internacional. Në pjesën e parë, pas një goditje dënimi të ekzekutuar nga Brahimi, topi është devijuar me kokë nga njëri prej lojtarëve kundërshtarë që e ka dërguar në rrjetën e portës së tij. Me këtë gol do të mbyllej pjesa e parë ndërkohë që në të dytën, Palushani me një gjuajtje të fortë nga jashtë zone do të shënonte edhe golin e dytë dhe të fundit për ekipin e tij që fiton kësisoj me rezultatin 2-0 dhe vazhdon të ndajë vendin e parë bashkë me Partizanin me pikë të barabarta nga 45 secili.

© vllaznia.al

Joomla Templates and Joomla Extensions by JoomlaVision.Com

Klubi Vllaznia anetar me te drejta te plota i ECA-se

Na kontaktoni

* Addresa: Loro Borici" Rr."Djepaxhiej" Nr2 Shkodër

* Tel: +355 222 801333

* Email: info@vllaznia.al

* Website: www.vllaznia.al