Superliga

# Skuadra ND PIKE
1 SK 14 31
2 FL 14 25
3 KA 14 23
4 KU 14 22
5 LA 14 21
6 PA 14 21
7 TE 14 15
8 LU 14 13
9 VL 14 12
10 LU 14 8

Nr. Vizitoreve

mod_vvisit_counterSot288
mod_vvisit_counterDje7877
mod_vvisit_counterKete jave38970
mod_vvisit_counterTe gjitha6090182

Nuk zhvillohet Asambleja e Përgjithshme. Rimblidhet brenda 30 ditësh

Shtyp pdf

Ditën e sotme ishte planifikuar që të zhvillohej për herë të parë Asambleja e Përgjithshme e shoqërisë aksionare "Klubi i Futbollit Vllaznia sh.a", Asamble e cila do të merrte disa vendime të rëndësishme, që kanë të bëjnë me funksionimin e këtij klubi. Por, ajo nuk i ka zhvilluar punimet. Ka ndodhur kështu, sepse ka munguar numri i duhur i këshilltarëve bashkiakë (që janë njëkohësisht edhe anëtarë të asamblesë). Për këtë arsye, kryetari i këshillit, Xhemal Bushati, ka bërë me dije se mbledhja do të zhvillohet në një datë tjetër, që sipas ligjit, është deri në 30 ditë nga sot. Mbledhja e sotme pritej me interes dhe moszhvillimi i saj natyrisht që nuk është diçka e mirë. Mungesa e këshilltarëve në sallë, deri diku ka qenë e justifikuar, sepse paraditen e sotme është zhvilluar edhe mbledhja e rradhës e këshillit bashkiak, e cila ka nisur në orën 10:00 dhe ka zgjatur tri orë. Më pas, këshilltarët janë lënë pak minuta pushim me idenë e rikthimit sërish në sale, për të vazhduar me mbledhjen e Asamblesë së Përgjithshme të KF Vllaznia sh.a. Në sallë kanë qenë të pranishëm pak këshilltarë, ndërkohë që anëtarët e këshillit mbikqyrës të klubit dhe administratori Gjyrezi ishin bërë gati për të relatuar mbi të gjitha materialet që kishin përgatitur. Në lidhje me moszhvillimin e kësaj mbledhjeje, administratori i klubit është shprehur për mediat: “Më vjen keq që ndodhi kështu, sepse ishim përgatitur për këtë mbledhje, e cila kishte një rëndësi të madhe. Ishte hera e parë që ulemi në këshillin bashkiak dhe diskutojmë për platformat e Vllaznisë. Në rendin e ditës ishte miratimi i pasqyrave financiare të viteve 2014 dhe 2015, që ishin të mbaruara nga vitet e kaluara dhe unë i kam gjetur, në këtë mënyrë dhe kemi detyrimin ligjor t’i miratojmë. Ato kanë kaluar më parë në këshillin mbikqyrës”. Tashmë duhet caktuar data tjetër se kur do të mblidhet Asambleja e Përgjithshme e klubit shkodran.
© vllaznia.al

Joomla Templates and Joomla Extensions by JoomlaVision.Com

Klubi Vllaznia anetar me te drejta te plota i ECA-se

Na kontaktoni

* Addresa: Loro Borici" Rr."Djepaxhiej" Nr2 Shkodër

* Tel: +355 222 801333

* Email: info@vllaznia.al

* Website: www.vllaznia.al