Superliga

# Skuadra ND PIKE
1 SK 14 31
2 FL 14 25
3 KA 14 23
4 KU 14 22
5 LA 14 21
6 PA 14 21
7 TE 14 15
8 LU 14 13
9 VL 14 12
10 LU 14 8

Nr. Vizitoreve

mod_vvisit_counterSot284
mod_vvisit_counterDje7877
mod_vvisit_counterKete jave38966
mod_vvisit_counterTe gjitha6090178

Gjyrezi: Vllaznia mund Tiranën dhe sheh më lart në renditje

Shtyp pdf

Fitorja ndaj Tiranës, kjo është këtë gjë kërkojnë në kampin kuqeblu. Administratori i klubit Astrit Gjyrezi, në një dalje publike sot, ka bërë të qartë se objektivi për takimin e e nesërm është vetëm fitorja. "Ekipi është i karikuar maksimalisht. Këto janë momentet më të bukura të Vllaznisë. Mendoj dhe duhet që të marrim maksimumin në Tiranë. Kjo sepse një fitore në këtë ndeshje, do të thoshte shumë për ekipin tonë, sepse do të na poziciononte në vendet lart në renditje"- është shprehur ai. Dalëngadalë sezoni po shkon drejt fundit dhe shumë ekipe mund të kenë filluar të bëjnë plane për sezonin që vjen më pas. I pyetur nëse edhe tek Vllaznia kanë nisur të mendojnë për këtë gjë, Gjyrezi shprehet: "Tek Vllaznia kemi filluar të mendojmë për sezonin e ri. Për këtë arsye, edhe në mbledhjen e sotme të Asamblesë që nuk u zhvillua, këtë gjë kishim prioritet: të diskutonim atë se çfarë do të bënim për sezonin e ardhshëm". Meqë planet kanë nisur, kuptohet se ka edhe një dilemë se kush do të jenë pjesë e kuqebluve në sezonin e ri? Administratori e ka të qartë një plan paraprak kur thotë: "Një gjë është e sigurtë: Baza e Vllaznisë do të jetë me shkodranë, me lojtarë të dalë nga Akademia,të cilët i kanë qëndruar besnik këtij ekipi. Ky ka qenë edhe qëllimi i krijimit të ekipit B, në mënyrë që lojtarët e rinj të mos shpërndahen nëpër ekipe të tjerë por të jenë tek Vllaznia dhe të bëhen gati për ekipin e parë. Ne po punojmë fort dhe besoj se projektet tona për të ardhmen janë shumë serioze".

© vllaznia.al

Joomla Templates and Joomla Extensions by JoomlaVision.Com

Klubi Vllaznia anetar me te drejta te plota i ECA-se

Na kontaktoni

* Addresa: Loro Borici" Rr."Djepaxhiej" Nr2 Shkodër

* Tel: +355 222 801333

* Email: info@vllaznia.al

* Website: www.vllaznia.al