Superliga

# Skuadra ND PIKE
1 FL 0 0
1 KA 0 0
1 KU 0 0
1 LA 0 0
1 LU 0 0
1 LU 0 0
1 PA 0 0
1 SK 0 0
1 TE 0 0
1 VL 0 0

Nr. Vizitoreve

mod_vvisit_counterSot5541
mod_vvisit_counterDje5564
mod_vvisit_counterKete jave5541
mod_vvisit_counterTe gjitha5420335

E shkëlqyer! Vllaznia mund 2-1 Tiranën brenda në "Selman Stërmasi"

Shtyp pdf

Ekipi shkodran ka arritur një fitore me shumë vlera mbrëmjen e sotme ndaj Tiranës brenda në "Selman Stërmasi". Kuqeblutë kanë arritur të fitojnë me rezultatin 2-1 ndaj bardhebluve duke marrë kësisoj një trepikësh të rëndësishëm. Loja është kontrolluar nga fillimi e deri në fund prej tyre. Në pjesën e parë, pavarësisht rasteve të të dy ekipeve, nuk do kishte gol. Në fillimin e pjesës së dytë, pikërisht në minutën e 53-të, pas një goditje këndi, topi mbetet në dorën e njërit prej lojtarëve vendas dhe arbitri Sino shumë pranë aksionit, tregon pikën e bardhë të 11-metërshit. Atë e merr përsipër ta ekzekutojë Olsi Gocaj që është i saktë dhe e dërgon topin në rrjetë. Minutat kalojnë dhe duket se Vllaznia po shkon drejt fitores por në minutën e 82-të, një gabim i lojtarëve tanë në largimin e topit nga zona, i jep mundësi Cisse të barazojë rezultatin. Duket se ndeshja do mbyllej në barazim por nuk do të ndodhte kështu. Në minutën e 88-të, pas një tjetër goditje këndi, është Gurishta që godet saktë me kokë dhe topi përfundon në rrjetë. Tirana nuk arrin të bëjë asgjë as në minutat shtesë dhe përfundimisht 2-1 për Vllazninë që me këtë trepikësh ngjitet në kuotën e 35 pikëve duke forcuar pozitat në vendin e pestë në renditje dhe natyrisht duke hedhur tashmë sytë për më lart sepse ky ekip mundësitë i ka.
Formacioni i Vllaznisë në ndeshjen e sotme: Selimaj, Gocaj, Bicaj, Vrapi, Pjeshka, Krymi, Bardulla (Hebaj), Tafili (Kruja), Shtubina, Çinari, Bakaj (Gurishta). Tr: A.Cungu.

© vllaznia.al

Joomla Templates and Joomla Extensions by JoomlaVision.Com

Klubi Vllaznia anetar me te drejta te plota i ECA-se

Na kontaktoni

* Addresa: Loro Borici" Rr."Djepaxhiej" Nr2 Shkodër

* Tel: +355 222 801333

* Email: info@vllaznia.al

* Website: www.vllaznia.al