Superliga

# Skuadra ND PIKE
1 SK 13 31
2 KA 13 23
3 KU 13 22
4 FL 12 21
5 LA 12 15
6 PA 12 15
7 TE 13 15
8 VL 12 12
9 LU 12 9
10 LU 12 5

Nr. Vizitoreve

mod_vvisit_counterSot92
mod_vvisit_counterDje5914
mod_vvisit_counterKete jave14057
mod_vvisit_counterTe gjitha6065269

Hoxha e Qardaku i japin fitoren 2-0 Vllaznisë U-17 në Kukës

Shtyp pdf

Vllaznia U-17 në futboll ka arritur të marrë një tjetër fitore në kampionat. Në ndeshjen e dytë të fazës së tretë të kampionatit, ajo ka luajtur në Kukës ndaj skuadrës vendase dhe ka arritur të triumfojë me rezultatin 2-0. Ka qenë një takim I konsideruar I vështirë megjithatë është zgjidhur në mënyrën e duhur gjatë pjesës së dytë, falë talentit të futbollistëve të saj. Pjesa e parë në fakt, pavarësisht rasteve të krijuara, është mbyllur në barazim pa gola. Kjo u duk se do t’I jepte zemër vendasve për të ndalur shkodranët por nuk ia kanë dalë dot. Në minutën e 50-të do të ishte mesfushori Uheid Hoxha që do të zhbllokonte rezultatin duke kaluar në avantazh Vllazninë. Pas këtij momenti, loja është kontrolluar në të gjitha drejtimet nga futbollistët e drejtuar nga trajneri Alban Neziri dhe për të mbyllur ndeshje ka menduar mesfushori tjetër, Eridon Qardaku që në minutën e 72-të ka shënuar golin e dytë dhe të fundit të këtij takimi. Me këtë trepikësh, Vllaznia U-17 është ngjitur në kuotën e 41 pikëve duke qenë me pikë të barabarta me Tiranën që ka një ndeshje më pak ndërkohë që në garë është edhe ekipi I Akademisë së Futbollit. Këto tre ekipe do të luftojnë fort deri në fund të kësaj faze për të siguruar dy vendet e para që të çojnë në plej- of. Shkodranët padiskutim që këtë objektiv kanë sepse mundësitë ekzistojnë. Elementi I duhur është në skuadër, mbështetja e drejtuesit të klubit është maksimale dhe për të gjitha këto, 17 vjeçarët kuqeblu duhet të jenë në mes katër ekipeve që do të diskutojnë fitimin e titullit kampion të këtij sezoni.

© vllaznia.al

Joomla Templates and Joomla Extensions by JoomlaVision.Com

Klubi Vllaznia anetar me te drejta te plota i ECA-se

Na kontaktoni

* Addresa: Loro Borici" Rr."Djepaxhiej" Nr2 Shkodër

* Tel: +355 222 801333

* Email: info@vllaznia.al

* Website: www.vllaznia.al