Superliga

# Skuadra ND PIKE
1 SK 29 66
2 KU 30 55
3 LU 30 47
4 PA 29 45
5 FL 30 43
6 LA 30 43
7 KA 30 37
8 VL 30 33
9 TE 30 33
10 LU 30 10

Nr. Vizitoreve

mod_vvisit_counterSot4104
mod_vvisit_counterDje7717
mod_vvisit_counterKete jave17762
mod_vvisit_counterTe gjitha6984231

Miloti i jep fitoren dhe kreun e renditjes Vllaznisë U-19

Shtyp pdf

Një gol i shënuar në minutat e fundit të ndeshjes nga mbrojtësi Denis Miloti, ka rezultuar shumë përcaktues për ekipin U-19 të Akademisë Vllaznia sepse i ka dhënë fitoren 2-1 ndaj Portos. Ka ndodhur kështu në ndeshjen e sotme të luajtur në Lezhë dhe me këtë trepikësh, kuqeblutë e trajnerit Elvin Beqiri kryesojnë me meritë kampionatin e kësaj grupmoshe. Ndeshja e sotme ka qenë shumë e fortë. Në fillim kanë shënuar vendasit me anë të Danajt në minutën e 35-të por ky avantazh i tyre nuk ka zgjatur shumë. Palushani një minutë para përfundimit të pjesës së parë do të shënonte për Vllazninë duke bërë që ky 45 minutësh të mbyllej në barazim . Edhe e dyta do të ishte shumë e luftuar megjithatë fatin e ndeshjes do ta vendoste mbrojtësi Denis Miloi që në minutën e 88-të do të shënonte golin shumë të rëndësishëm të këtij takim duke i dhënë fitoren ekipit të tij. Me këtë trepikësh të sotëm, Vllaznia U-19 është ngjitur në kuotën e 45 pikëve duke qenë në vendin e parë në renditje, e shkëputur me tre pikë nga Tirana e Partizani që ndajnë vendin e dytë dhe të tretë në renditje.

© vllaznia.al

Joomla Templates and Joomla Extensions by JoomlaVision.Com

Klubi Vllaznia anetar me te drejta te plota i ECA-se

Na kontaktoni

* Addresa: Loro Borici" Rr."Djepaxhiej" Nr2 Shkodër

* Tel: +355 222 801333

* Email: info@vllaznia.al

* Website: www.vllaznia.al