Superliga

# Skuadra ND PIKE
1 SK 3 7
2 KU 3 7
3 FL 3 6
4 TE 3 6
5 VL 3 4
6 LU 3 4
7 LA 3 3
8 KA 3 2
9 LU 3 1
10 PA 3 1

Nr. Vizitoreve

mod_vvisit_counterSot3348
mod_vvisit_counterDje4676
mod_vvisit_counterKete jave13178
mod_vvisit_counterTe gjitha5612312

Tjetër fitore ndaj bardhebluve. "Vllaznia B" mund 3-0 "Tirana B"

Shtyp pdf

Pas fitores së Vllaznisë A ndaj bardhebluve të Tiranës, një tjetër ekip i klubit tonë ka arritur të fitojë ndaj kryeqytetasve. Bëhet fjalë për ekipin B të drejtuar nga trajneri Ervis Kraja që ka fituar ndaj Tiranës B me rezultatin e pastër 3-0 në ndeshjen e rradhës për kampionat. Takimi i luajtur në fushën sportive "Reshit Rusi" është pritur me interes dhe kjo është demostruar edhe në fushën e lojës nga kuqeblutë. Në pjesën e parë ka qenë Arsid Kruja ai që do të zhbllokonte rezultatin dy minuta para përfundimit të saj. Ky gol u ka dhënë qetësinë vendasve të cilët në pjesën e dytë do të administronin gjithçka dhe pas golit të dytë, shënuar nga Arsen Hajdari në minutën e 65-të, fitorja erdhi duke u konsoliduar. Megjithatë, rezultati përfundimtar i këtij takimi do të mbyllej me golin e Kalajës, çka do të thoshte se Vllaznia B e fitoi këtë ndeshje me rezultatin e pastër 3-0. Me këtë fitore, ajo vazhdon të mbajë vendin e dytë në renditje me 40 pikë, e shkëputur me 4 pikë nga Vora e vendit të tretë që në fakt ka zhvilluar edhe një ndeshje më shumë. Objektivi i ekipit shkodran dihet që është mbajtja e këtij vendi që e çon atë në play-off dhe të gjitha mundësitë i ka për ta bërë një gjë të tillë.

www.vllaznia.al

Joomla Templates and Joomla Extensions by JoomlaVision.Com

Klubi Vllaznia anetar me te drejta te plota i ECA-se

Na kontaktoni

* Addresa: Loro Borici" Rr."Djepaxhiej" Nr2 Shkodër

* Tel: +355 222 801333

* Email: info@vllaznia.al

* Website: www.vllaznia.al