Superliga

# Skuadra ND PIKE
1 Ku 36 75
2 Pa 36 72
3 Sk 36 72
4 Lu 35 44
5 Fl 34 40
6 Vl 36 40
7 Te 36 40
8 La 36 40
9 Ti 36 39
10 Ko 35 13

Nr. Vizitoreve

mod_vvisit_counterSot4698
mod_vvisit_counterDje5844
mod_vvisit_counterKete jave23010
mod_vvisit_counterTe gjitha5167414

Mesfushori Kapaklija i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale në gju

Shtyp pdf

Mesfushori i Vllaznisë Ambroz Kapaklija pasditen e djeshme i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale në gjurin e tij të djathtë. Dëmtimi i pësuar kohët e fundit gjatë procesit stërvitor, ia bënte të domosdoshme një gjë të tillë. Pas konsultimeve të stafit mjekësor të Vllaznisë me z.Ylber Dibra dhe bashkë me kirurgjun e njohur italian z.Diego Ghinelli, janë bërë edhe ekzaminimet e duhura, sipas të cilave ndërhyrja nuk mund të shmangej. Ajo është realizuar në Spitalin shtetëror të San Marinos nga kirurgu i njohur Diego Ghinelli, Dëmtimi i pësuar në ligamentin e gjurit e ka bërë të domosdoshme trasplantin me tendinë nga donatorë dhe sipas kirurgut gjithçka ka shkuar mirë. Kapaklija nga dita e sotme ndërkohë do të nisë fazën e rehabilitimi dhe me fillimin e sezonit të ri pritet të jetë i gatshëm për të luajtur. Ndërhyrja kirurgjikale e tij është mundësuar nga kompania e sigurimeve "Sigal Group Austria" e cila ka firmosur një marrëveshje me të gjitha ekipet e Superligës dhe KF Vllaznia gjen rastin ta falenderojë atë për korrektësinë e treguar.

© vllaznia.al

Joomla Templates and Joomla Extensions by JoomlaVision.Com

Klubi Vllaznia anetar me te drejta te plota i ECA-se

Na kontaktoni

* Addresa: Loro Borici" Rr."Djepaxhiej" Nr2 Shkodër

* Tel: +355 222 801333

* Email: info@vllaznia.al

* Website: www.vllaznia.al