Superliga

# Skuadra ND PIKE
1 SK 13 31
2 KA 13 23
3 KU 13 22
4 FL 12 21
5 LA 12 15
6 PA 12 15
7 TE 13 15
8 VL 12 12
9 LU 12 9
10 LU 12 5

Nr. Vizitoreve

mod_vvisit_counterSot298
mod_vvisit_counterDje8051
mod_vvisit_counterKete jave8349
mod_vvisit_counterTe gjitha6059561

Klubi Vllaznia pjesmarrëse në takimin- memorial në nderim të Ajet Qokthit

Shtyp pdf

Klubi i Futbollit Vllaznia i është përgjigjur pozitivisht ftesës nga një grup të rinjsh të Trushit për të organizuar një ndeshje miqësore në mes ekipit të tyre dhe "Vllaznisë B". Takim ky që do të ishte një Memorial për ish-portierin e tyre Ajet Qokthi, i ndarë nga jeta pak muaj më parë në moshën 26 vjeçare. Për këtë arsye, drejtuesit e klubit shkodran kanë dhënë menjëherë OK-in dhe ajo është konkretizuar ditën e djeshme.Ekipi i Trushit kishte veshur i gjithi fanella të bardha ku e stampuar ishte fotoja e protagonistit të këtij aktiviteti dhe në to shkruhej "Respekt Jeti". I pranishëm në këtë ndeshje ka qenë edhe drejtori sportiv i klubit Vllaznia Eugent Zeka që ka meritën e këtij organizimi dhe jo më kot ka marrë edhe përgëzimet e pjestarëve të ekipit të Trushit, pikërisht nga trajneri Mithat Lani dhe futbollisti i tij Samet Muriqi. Disa prej lojtarëve të ekipit të Trushit, kishin ardhur posaçërisht nga Italia ku jetojnë, për të asistuar në këtë takim- Memorial. Sa i takon rezultatit të ndeshjes, "Vllaznia B" ka fituar 2-1 por në fakt, rezultati në një ndeshje të tillë nuk ka asnjëherë rëndësi por motivi për të cilin organizohet dhe "Jeti" tashmë është përjetësuar.

 

© vllaznia.al


Joomla Templates and Joomla Extensions by JoomlaVision.Com

Klubi Vllaznia anetar me te drejta te plota i ECA-se

Na kontaktoni

* Addresa: Loro Borici" Rr."Djepaxhiej" Nr2 Shkodër

* Tel: +355 222 801333

* Email: info@vllaznia.al

* Website: www.vllaznia.al