Superliga

# Skuadra ND PIKE
1 SK 6 16
2 KU 6 13
3 FL 6 9
4 KA 6 9
5 PA 6 8
6 LA 6 7
7 TE 6 7
8 VL 6 5
9 LU 6 5
10 LU 6 2

Nr. Vizitoreve

mod_vvisit_counterSot3613
mod_vvisit_counterDje11681
mod_vvisit_counterKete jave26617
mod_vvisit_counterTe gjitha5727567

Cungu: Vllaznia ka objektiv marrjen e pikëve në Kukës

Shtyp pdf

Vllaznia do të udhëtojë me një objektiv të qartë për të marrë pikë në Kukës, pavarësisht mungesave që do të ketë në këtë ndeshje. Kjo është deklarata e bërë nga trajneri i saj Armando Cungu në konferencën e sotme për shtyp, ku natyrisht ka vlerësuar edhe ekipin kundërshtar që me meritë udhëheq renditjen. Ai shpreh edhe nostalgjinë për periudhën kur e ka drejtuar vetë këtë ekip megjithatë sot është histori tjetër për të prandaj shprehet:

"Tek kjo skuadër kam kaluar vërtetë momente të shkëlqyera. Kam shumë respekt për Kukësin dhe kukësianët por duke qenë tashmë pjesë e një skuadre tjetër, për më tepër Vllaznisë, skuadrën të qytetit tim, do të mundohem t'i shërbej sa më mirë asaj dhe padiskutim që do të kërkojmë pikë. Vërtetë Kukësi ka një ekip shumë të mirë dhe jo më kot është në vend të parë. Ka një kontigjent të bollshëm me lojtarë cilësorë, një trajner profesionist dhe shumë punëtor e po ashtu një president shumë ambicion. Në këto kushte, e di që ata do të kërkojnë me çdo kusht fitoren por edhe ne nuk do heqim dorë kollaj nga objektivi për të mos dalë pa pikë"- ka thënë numri 1 i pankinës shkodrane. Megjithatë, për ta arritur këtë gjë nuk do të jetë e lehtë. Ekipi ka probleme me dëmtimet e disa lojtarëve e këtë e pranon edhe Cungu që shton: "Krymi e Tafili u dëmtuan në ndeshjen ndaj Tiranës dhe nuk ia dolën të rikuperohen. Po ashtu edhe Bardulla ka një problem dhe është në pikëpyetje. Pavarësisht këtyre mungesave, ne kemi lojtarë të tjerë që do të hedhim në fushë dhe me to do të kërkojmë të marrim më të mirën e mundshme". Vllaznia nis në këtë mënyrë betejat e fazës së fundit të kampionatit dhe pavarësisht se ndodhet në një pozicion disi komod në renditje, objektivat e saj nuk kanë mbaruar këtu. "Ajo çfarë do të kërkojë unë nga skuadra në ndeshjet e mbetura, është të luajnë me të njëjtin seriozitet që kanë luajtur sidomos nga janari e këtej kur janë treguar profesionistë të vërtetë në fushë. Janë edhe 9 ndeshje për t'u luajtur dhe i kemi të gjitha mundësitë për të tentuar deri në fund vendin e katërt dhe pse jo, të mos e arrijmë sepse mundësitë i kemi"- ka thënë në fund të konferencës së sotme për shtyp trajneri i Vllaznisë Armando Cungu. Futbollistët tanë do të udhëtojnë pasditen e sotme drejt Kukësit ku do të akomodohen në këtë pragndeshje dhe pjesë e ekipit do të jetë edhe mesfushori Bardulla për të cilin kishte dyshime për shkak dëmtimi megjithatë ai do të udhëtojë bashkë me pjesën tjetër të skuadrës.

© vllaznia.al


Joomla Templates and Joomla Extensions by JoomlaVision.Com

Klubi Vllaznia anetar me te drejta te plota i ECA-se

Na kontaktoni

* Addresa: Loro Borici" Rr."Djepaxhiej" Nr2 Shkodër

* Tel: +355 222 801333

* Email: info@vllaznia.al

* Website: www.vllaznia.al