Superliga

# Skuadra ND PIKE
1 Ku 30 62
2 Pa 30 62
3 Sk 30 59
4 Lu 29 39
5 Vl 30 37
6 Ti 30 32
7 Te 30 32
8 Fl 28 31
9 La 30 29
10 Ko 29 12

Nr. Vizitoreve

mod_vvisit_counterSot3325
mod_vvisit_counterDje7076
mod_vvisit_counterKete jave49043
mod_vvisit_counterTe gjitha4878980

Vllaznia barazon 0-0 në Kukës dhe ngjitet në vendin e katërt

Shtyp pdf

Vllaznia barazon 0-0 në Kukës dhe tashmë vendi i katërt është gjithnjë e më afër për të. Një barazim i ardhur pas një loje shumë të mirë të futbollistëve tanë të cilët mund edhe ta kishin fituar ndeshjen sepse kanë patur 7-8 mundësi shënimi. Pas minutës së 20-të kuqeblutë fillojnë të shohin drejt portës se Koliçit madje kanë edhe raste të pastra shënimi. Fillimisht me anë të Shtubinës pas një goditje këndi e më pas po ai edhe në minutën e 27-të ndërkohë që pak sekonda më vonë është Gurishta që mund të kishte shënuar me kokë. Gjithsesi rastin më të pastër do ta kishte Çinari tre minuta para fundit të pjesës së parë kur pas një pasimi të shkëlqyer të Bakajt, gjuan në mënyrë të gabuar duke e dërguar topin mbi traversë. Në shtesë ka një goditje dënimi për Kukësin fare pranë portës dhe Pejiç provon të gjejë golin por nuk ia del. Pjesa e parë mbyllet pa gola. Edhe e dyta nis mirë për shkodranët. Në minutën e 50-të Bakaj provon me të majtën por pret Koliçi. Edhe vendasit e kërkojnë golin dhe kanë një rast me anë të Kale por reagon mirë Selimaj. Në minutën e 59-të kemi një tjetër rast për Çinarin ndërkohë që tre minuta më vonë është Lena për Kukësin që kërkon golin por ndalet nga grushtimi i Selimajt. Një minutë më vonë janë shkodranët që pretendojnë për 11-metërsh për shtyrje në zonë të Bakajt por sërish arbitri vazhdon lojën. Me kalimin e minutave, vendasit duket se e duan me ngulm golin e fitores por në kampin shkodran janë të qetë. Dyshja e qendrës së mbrojtjes, Bicaj- Vrapi është në lartësinë e duhur duke mos i dhënë mundësi Pejiç t'i afrohet portës. Kështu do të ndodhte deri në fund dhe Kukësit nuk do t'i bënin derman as gjashtë minutat e shtesës. Përfundimisht 0-0 dhe Vllaznia arrin objektivin për të mos dalë pa pikë nga kjo ndeshjes por natyrisht që tashmë objektivi është edhe më i vështirë, për ta mbajtur vendin e katërt deri në fund të kampionatit. Megjithatë nga mënyra si po luan, çdo gjë është e mundur.

© vllaznia.al


Joomla Templates and Joomla Extensions by JoomlaVision.Com

Klubi Vllaznia anetar me te drejta te plota i ECA-se

Na kontaktoni

* Addresa: Loro Borici" Rr."Djepaxhiej" Nr2 Shkodër

* Tel: +355 222 801333

* Email: info@vllaznia.al

* Website: www.vllaznia.al