Superliga

# Skuadra ND PIKE
1 Ku 36 75
2 Pa 36 72
3 Sk 36 72
4 Lu 35 44
5 Fl 34 40
6 Vl 36 40
7 Te 36 40
8 La 36 40
9 Ti 36 39
10 Ko 35 13

Nr. Vizitoreve

mod_vvisit_counterSot1911
mod_vvisit_counterDje4594
mod_vvisit_counterKete jave31235
mod_vvisit_counterTe gjitha5175639

Tek Vllaznia janë të bindur. Nga Vlora nuk kthehemi pa pikë

Shtyp pdf

Flamurtari- Vllaznia është sfida e rradhës që do të ketë ekipi shkodran, sfidë e cila do të luhet të shtunën në orën 19.00 në stadiumin e qytetit të Vlorës. Për vendasit do të jetë një ndeshje për "jetë a vdekje" megjithatë pjestarët e ekipit shkodran, drejtori sportiv Eugent Zeka dhe dy futbollistët Arsid Kruja dhe Erald Çinari janë shprehur të bindur se nga Vlora nuk do kthehen pa pikë. "Shkojmë në Vlorë jo me mendimin e interesave të Flamurtarit por me mendimin e interesave të skuadrës dhe të klubit tonë. Ne nuk llogarisim fare objektivin e kundërshtarit por shohim punën tonë dhe objektivin që kemi në prag të kësaj ndeshje. Atmosfera në skuadër duke e mirë, ajo këtë herë është edhe më e plotë në organikë dhe shpresojmë të bëjmë më të mirën në këtë përballje"- është shprehur ai. Nga ana tjetër, kualifikimi i Skënderbeut për në finale të Kupës, ka lënë ende një shteg hapur për Vllazninë në mënyrë që ajo të kapë Kupat e Europës në fund të këtij sezoni dhe Zeka e ka të qartë këtë gjë megjithëse sipas tij, pikësëpari duhet siguruar vendi i katërt nga kuqeblutë e për këtë shton: "Natyrisht që kualifikimi i Skënderbeut në finale të Kupës rrit edhe më shumë shpresat për një vend në Kupat e Europës për vitin e ardhshëm, gjithnjë nëse e meritojmë vendin e katërt në përfundim të këtij kampionati. Në luftë për këtë vend besoj se janë disa skuadra e kjo e bën edhe më të bukur garën për publikun dhe sportdashësin jo vetëm shkodran por edhe atë shqiptar".Bindja se Vllaznia do të marrë pikë edhe në ndeshjen e rradhës, atë ndaj Flamurtarit, tashmë është gjithnjë e më prezente tek secili pjestar i kësaj skuadre. Kuptohet që të qënurit në një zonë disi të qetë në renditje dhe për më tepër, tashmë edhe në luftë ende për një vend në Kupat e Europës, i ka bërë futbollistët të jenë edhe më të motivuar. Kjo është shfaqur edhe tek dy prej pjestarëve të këtij ekipi, mesfushorëve Arsid Kruja dhe Erald Çinari. Ata kanë dalë sot para gazetarëve në konferencën e rradhës për shtyp, duke shprehur besimin e plotë se nesër në Vlorë, skuadra do paraqitet denjësisht dhe do të luftojë fort për një rezultat pozitiv. I pari që ka folur ka qenë Kruja. Ai prej dy ndeshjesh, është rikthyer si titullar në formacionin e Vllaznisë dhe kjo e ka bërë atë të ndihet mirë pas një periudhë të gjatë me probleme të shumta të kaluara. "Natyrisht që ka qenë një periudhë shumë e vështirë për mua kjo që kam kaluar së fundi. Fillimisht me mosaktivizimin dhe më pas edhe me problemet me dokumentacionin por tashmë besoj se çdo gjë ka kaluar dhe me punë e përkushtim, arrita të kap sërish formacionin dhe të jap më të mirën për ekipin. Sigurisht që dua të falenderoj edhe profesor Cungun për mbështetjen që më ka dhënë dhe mundësinë për të shfaqur sërish vlerat e mia"- ka thënë numri 14 i kuqebluve. Ai ka folur edhe për ndeshjen e nesërme ndaj Flamurtarit, skuadër me të cilën në fakt ka luajtur për një periudhë 6 mujore me të para dy sezonesh por mendja e tij tashmë është e fokusuar vetëm tek Vllaznia. "Skuadra ka funksionuar mirë si grup në këto ndeshjet e fundit dhe jo më kot ka marrë edhe rezultatet pozitive. Edhe në ndeshjen e nesërme në Vlorë do të japim maksimumin tonë dhe pse jo, ta fitojmë edhe atë në mënyrë që të arrijmë të marrim pikët e mundshme për të synuar deri në fund të sigurojmë një vend për në Europë.Kam shumë respekt për shokët e ekipit të Flamurtarit sepse kam kaluar një periudhë të mirë aty megjithatë tani jam pjesë e Vllaznisë dhe do të jap maksimumin për të. Nëse dy sezone më parë duke qenë pjesë e skuadrës vlonjate, i kam shënuar Vllaznisë dhe pse jo, do të ishte kënaqësi nëse do t'i shënojë nesër edhe Flamurtarit"- ka thënë në fund të prononcimit të tij 23 vjeçari. Nga ana tjetër, edhe mesfushori tjetër Çinari është entuziast për një paraqitje të mirë dhe marrjen e një rezultati pozitiv ndaj Flamurtarit dhe për këtë deklaron: "Ne kemi objektivat tona për këtë ndeshje. Po kalojmë një moment të mirë dhe natyrisht që do të kërkojmë ta fitojmë këtë ndeshje. E kemi munduar tre herë Flamurtarin këtë kampionat, pse të mos e mundim edhe herën e katërt. Vllaznia po paraqitet denjësisht këtë kampionat dhe ndonëse në shumë ndeshje kemi patur mungesa, sërish pjesa tjetër e skuadrës ka dhënë maksimumin. Edhe në takimin e fundit me Partizanin në fushë ishin të gjithë futbollistët shkodranë dhe kjo është kënaqësi besoj edhe për tifozët. Një Vllazni si e kjo e sivjetmja me kaq shumë shkodranë, kishte vite që nuk shihej". Vetë ai, ka fituar vendin e titullarit prej disa javësh dhe po paraqitet mirë megjithatë për të, e rëndësishme është të vazhdojë të jap më të mirën për skuadrën që ajo t'i vazhdojë rezultatet pozitive."Kam patur disa momente jo të mira sepse si në verë ashtu edhe në janar, kalova disa dëmtime megjithatë ata tashmë janë lënë pas dhe unë po luaj rregullisht duke u munduar të jap më të mirën për ekipin tim. Duhet të shfrytëzojmë në maksimum situatën jo të mirë që po kalon Flamurtari dhe të kthehemi në Shkodër me pikë"- është shprehur para gazetarëve Çinari.

© vllaznia.al

Joomla Templates and Joomla Extensions by JoomlaVision.Com

Klubi Vllaznia anetar me te drejta te plota i ECA-se

Na kontaktoni

* Addresa: Loro Borici" Rr."Djepaxhiej" Nr2 Shkodër

* Tel: +355 222 801333

* Email: info@vllaznia.al

* Website: www.vllaznia.al