Superliga

# Skuadra ND PIKE
1 SK 6 16
2 KU 7 16
3 LA 7 10
4 FL 6 9
5 KA 6 9
6 PA 6 8
7 TE 6 7
8 VL 6 5
9 LU 7 5
10 LU 7 2

Nr. Vizitoreve

mod_vvisit_counterSot2122
mod_vvisit_counterDje6701
mod_vvisit_counterKete jave2122
mod_vvisit_counterTe gjitha5749329

Femrat e Vllaznisë matematikisht kampione dy javë para fundit

Shtyp pdf

Me fitoren e arritur pasditen e sotme ndaj Apolonisë me rezultatin 2-0, Vllaznia për femra është matematikisht kampione e Shqipërisë dy javë përfundimit të kampionatit. Kjo ngaqë diferenca me fierakët që mbajnë vendin e dytë në renditje tashmë ka shkuar në dhjetë pikë dhe kuptohet që nuk mund të arrihet dot.Takimi i sotëm është zhvilluar në stadiumin "Loro Boriçi" sepse vetë FSHF i ka dhënë rëndësinë e duhur kësaj përballje në mes dy ekipeve më të mira të vendit. Pjesa e parë e ndeshjes nuk është ngjitur në lartësinë e duhur dhe vajzat kuqeblu nuk kanë arritur dot të shprehen ashtu si duhet në fushën e lojës. Në të dytën gjërat kanë ndryshuar. Në minutën e 68-të do ishte kapitenia Uendi Muja që do të zhbllokonte rezultatin ndërsa ai i dyti dhe i fundit i ndeshjes është shënuar në minutën e 87-të nga Esmeralda Franja. Përfundimisht 2-0 dhe Vllaznia arrin fitoren e 16-të në po kaq ndeshje kampionati duke zyrtarizuar në këtë mënyrë edhe titullin e katërt kampion rradhazi për të. Një sukses mëse i merituar i këtij ekipi të ndërtuar me shumë kujdes nga presidenti Lazer Matija që vazdon të mos ketë rivalë sërish në kampionatin shqiptar.

© vllaznia.al

Joomla Templates and Joomla Extensions by JoomlaVision.Com

Klubi Vllaznia anetar me te drejta te plota i ECA-se

Na kontaktoni

* Addresa: Loro Borici" Rr."Djepaxhiej" Nr2 Shkodër

* Tel: +355 222 801333

* Email: info@vllaznia.al

* Website: www.vllaznia.al