Superliga

# Skuadra ND PIKE
1 Ku 36 75
2 Pa 36 72
3 Sk 36 72
4 Lu 35 44
5 Fl 34 40
6 Vl 36 40
7 Te 36 40
8 La 36 40
9 Ti 36 39
10 Ko 35 13

Nr. Vizitoreve

mod_vvisit_counterSot1913
mod_vvisit_counterDje4594
mod_vvisit_counterKete jave31237
mod_vvisit_counterTe gjitha5175641

Vllaznia U-19 "shpartallon" Brians 6-0 dhe ruan vendin e parë në renditje

Shtyp pdf

19 vjeçarët e Vllaznisë kanë arritur një tjetër fitore në kampionat, madje me rezultat shumë të thellë, 6-0 ndaj Brians. Takimi i luajtur mesditën e sotme në fushën sportive "Reshit Rusi" është dominuar në të gjitha drejtimet nga futbollistët e drejtuar nga trajnerët Beqiri e Kaçi. Ka qenë sulmuesi Pusi ai që ka zhbllokuar i pari rezultatin ndërkohë që në minutat e fundit të pjesës së parë do vinin edhe dy gola të tjerë të shënuar nga Isufi e Palushani. Pjesa e parë do të mbyllej me shifrat 3-0. Në të dytën vendasit do të shënonin edhe tre gola të tjerë, ku do jenë përsëri shënues dy sulmuesit Pusi e Palushani ndërsa golin tjetër e ka shënuar mesfushori Smajlaj. Me fitoren e sotme, Vllaznia U-19 është ngjitur në kuotën e 55 pikëve duke mbajtur përsëri vendin e parë në renditje, e shkëputur 3 pikë nga Partizani i vendit të dytë dhe 4 pikë nga Tirana e vendit të tretë. Ndërkohë Vllaznia U-17 nuk ka shkuar më larg sesa barazimi 2-2 ndaj Internacionalit. Dy herë ka kaluar në avantazh Internacion dhe dy herë ka barazuar Vllaznia U-17 me anë të Repajt dhe Qardakut por pa bërë asgjë më shumë. Përfundimisht barazim 2-2, një rezultat që natyrisht nuk ishte i pritshëm për ekipin kuqeblu i cili nuk ka dhënë më të mirën e mundshme në këtë ndeshje.
© vllaznia.al

Joomla Templates and Joomla Extensions by JoomlaVision.Com

Klubi Vllaznia anetar me te drejta te plota i ECA-se

Na kontaktoni

* Addresa: Loro Borici" Rr."Djepaxhiej" Nr2 Shkodër

* Tel: +355 222 801333

* Email: info@vllaznia.al

* Website: www.vllaznia.al