Superliga

# Skuadra ND PIKE
1 Ku 35 75
2 Pa 35 71
3 Sk 35 71
4 Lu 34 41
5 Te 35 40
6 Vl 35 39
7 Ti 35 38
8 Fl 33 37
9 La 35 37
10 Ko 34 13

Nr. Vizitoreve

mod_vvisit_counterSot2366
mod_vvisit_counterDje4926
mod_vvisit_counterKete jave14984
mod_vvisit_counterTe gjitha5019917

"Vllaznia B" fiton në Tiranë 1-0 ndaj "Partizani B". Play off-i gjithnjë e më pranë

Shtyp pdf

Ekipi i dytë i të rriturve i klubit tonë, "Vllaznia B" ka arritur një fitore shumë të rëndësishme pasditen e sotme në ndeshjen e rradhës për kampionat. Ai është ndeshur në kryeqytet me "Partizani B" dhe ka fituar me rezultatin 1-0. Një trepikësh ky shumë i rëndësishëm për ecurinë e mëtejshme të këtij ekipi, për të cilin tashmë play off-i është gjithnjë e më pranë. Përballja e sotme ka qenë shumë e rëndësishme pasi edhe kundërshtari ishte ende në lojë për të pretenduar zënien e vendit të dytë. Goli i vetëm i këtij takimi është shënuar që në minutën e 22-të me autor mesfushorin Hallunaj. Pas shënimit të këtij goli, kuqeblutë e kanë administruar mirë avantazhin dhe pjesa e parë është mbyllur me këtë rezultat. Në të dytën, presioni i vendasve është rritur disi megjithatë skuadra shkodrane ka luajtur mirë, madje edhe pas daljes me karton të kuq të Mehjes në minutën e 64-të , ndonëse me 10 futbollistë Vllaznia ka arritur të rezistojë mirë në fushë dhe në fund, ka dalë triumfuese nga kjo ndeshje shumë përcaktuese. Padyshim që në këtë takim janë paraqitur mirë jo vetëm lojtarët e ardhur nga ekipi i parë por edhe ata të ekipit të dytë duke krijuar kështu një ansambël shumë interesant të drejtuar me profesionalizëm nga trajneri Ervis Kraja. Me fitoren e sotme, "Vllaznia B" është ngjitur e 47 pikëve duke qenë e shkëputur plot 7 pikë nga Albpetroli i vendit të tretë që madje ka zhvilluar edhe një ndeshje më shumë. Kur kanë mbetur edhe tre javë nga fundi i fazës së dytë të kampionatit, objektivi i ekipit tonë duket plotësisht i prekshëm sepse atij i nevojiten edhe tre pikë për të qenë në play- off ku do të ndeshet me ekipin e vendit të parafundit të Grupit të Jugut në kategorinë e parë.

© vllaznia.al

Joomla Templates and Joomla Extensions by JoomlaVision.Com

Klubi Vllaznia anetar me te drejta te plota i ECA-se

Na kontaktoni

* Addresa: Loro Borici" Rr."Djepaxhiej" Nr2 Shkodër

* Tel: +355 222 801333

* Email: info@vllaznia.al

* Website: www.vllaznia.al