Superliga

# Skuadra ND PIKE
1 Ku 35 75
2 Pa 35 71
3 Sk 35 71
4 Lu 34 41
5 Te 35 40
6 Vl 35 39
7 Ti 35 38
8 Fl 33 37
9 La 35 37
10 Ko 34 13

Nr. Vizitoreve

mod_vvisit_counterSot2375
mod_vvisit_counterDje4926
mod_vvisit_counterKete jave14993
mod_vvisit_counterTe gjitha5019926

Tjetër firmë me futbollistët e Akademisë. Kontratë edhe për Enes Isufin

Shtyp pdf

Drejtuesit e klubit të futbollit Vllaznia bëjnë realitet firmosjen e një tjetër kontrate me një futbollist të Akademisë që premton shumë për të ardhmen. Bëhet fjalë për mbrojtësin Enes Isufi. Firmosja e kontratës me këtë futbollist është bërë pikërisht ditën e sotme e cila me shumë të ngjarë do të mbahet mend gjatë në kujtesën e tij pasi ka patur tre gëzime në një ditë. Së pari, ka hedhur për të parën herë firmë në një kontratë si profesionist. Së dyti, po sot ka marrë ftesën për grumbullimin në kombëtaren U-19 nesër në Durrës dhe së treti, pikërisht në takimin e rradhës për kampionat, atë ndaj Brians, ka qenë autor i njërit prej golave të fitores së ekipit U-19. Të gjitha këto evenimente natyrisht që do ta bëjnë atë të ndihet mirë por të mos harrojmë se kemi të bëjmë me një futbollist që ende nuk i ka mbushur 17 vjeç. POr të dhënat e tij fizike dhe teknike janë evidentuar prej kohësh dhe jo më kot, drejtuesit e klubit kanë vendosur të firmosin kontratë me të. Në këtë mënyrë, pas Pusit, Rajçeviq e Milotit të ekipit U-19 dhe Lekajt e Repajt nga ekipi U-17, kontrata e Enes Isufit është e gjashta që drejtuesit firmosin me elementët e perspektivës duke bërë në këtë mënyrë "blindimin" e së ardhmes.
© vllaznia.al

Joomla Templates and Joomla Extensions by JoomlaVision.Com

Klubi Vllaznia anetar me te drejta te plota i ECA-se

Na kontaktoni

* Addresa: Loro Borici" Rr."Djepaxhiej" Nr2 Shkodër

* Tel: +355 222 801333

* Email: info@vllaznia.al

* Website: www.vllaznia.al