Superliga

# Skuadra ND PIKE
1 SK 13 31
2 KA 13 23
3 KU 13 22
4 FL 12 21
5 LA 12 15
6 PA 12 15
7 TE 13 15
8 VL 12 12
9 LU 12 9
10 LU 12 5

Nr. Vizitoreve

mod_vvisit_counterSot310
mod_vvisit_counterDje8051
mod_vvisit_counterKete jave8361
mod_vvisit_counterTe gjitha6059573

Vllaznia gabon rëndë në "Loro Boriçi". Barazon 1-1 ndaj Korabit

Shtyp pdf

Vllaznia gabon rëndë në ndeshjen më të lehtë të sezonit ndoshta, atë ndaj Korabit. Në takimin e luajtur në "Loro Boriçi", kuqeblutë kanë barazuar 1-1 duke bërë në këtë mënyrë që t'i komplikojë jo pak punët për arritjen e objektivit që ata kanë në këtë fund-kampionati. E luajtur pa tifozë për shkak të dënimit të fushës, kjo përballje nisi më mirë për kuqeblutë që krijojnë disa raste në fillim megjithatë loja e tyre nuk ngjitet në lartësinë e duhur. Megjithatë, në minutën e 44-të Gurishta godet saktë me kokë një top të ardhur nga këndi, duke e kaluar në avantazh ekipin e Vllaznisë. Pjesa e parë mbyllet 1-0. Në fillimin e pjesës së dytë, vjen goli i barazimit për Korabin. Një tjetër goditje këndi dhe është kapiteni Premçi që godet saktë me kokë dhe barazon shifrat. Pas këtij momenti, kuqeblutë zgjohen dhe në minutat e fundit do krijojnë disa raste shënimi. Në minutën e 81-të Pjeshka godet me kokë dhe topi përplaset në shtyllë dhe e njëjta gjë edhe në minutën e 90-të nga Bakaj. Edhe tre minutat e shtesës nuk sjellin asgjë dhe përfundimisht barazim 1-1.

www.vllaznia.al

Joomla Templates and Joomla Extensions by JoomlaVision.Com

Klubi Vllaznia anetar me te drejta te plota i ECA-se

Na kontaktoni

* Addresa: Loro Borici" Rr."Djepaxhiej" Nr2 Shkodër

* Tel: +355 222 801333

* Email: info@vllaznia.al

* Website: www.vllaznia.al