Superliga

# Skuadra ND PIKE
1 Ku 35 75
2 Pa 35 71
3 Sk 35 71
4 Lu 34 41
5 Te 35 40
6 Vl 35 39
7 Ti 35 38
8 Fl 33 37
9 La 35 37
10 Ko 34 13

Nr. Vizitoreve

mod_vvisit_counterSot2349
mod_vvisit_counterDje4926
mod_vvisit_counterKete jave14967
mod_vvisit_counterTe gjitha5019900

Ekipet e Akademisë Vllaznisë, dy fitore në javën e 24-të të kampionatit

Shtyp pdf

Ekipet e Akademisë Vllaznisë kanë arritur t’I fitojnë të dyja ndeshjet e vlefshme për javën e 24-të të kampionatit. 19 vjeçarët kanë fituar 2-1 ndaj Shkëndisë ndërsa 17 vjeçarët kanë fituar me të njëjtin rezultat ndaj Olimpikut. Natyrisht që më shumë vlera kishte fitorja e 19 vjeçarëve. Ata kanë luajtur në Tiranë përballë një skuadre shumë të fortë dhe më këtë fitore, kanë ruajtur sërish vendin e parë në renditje. Kanë qenë kuqeblutë që kanë kaluar të parët në avantazh pas një autogoli të shënuar nga Mustafaj në minutën e 40-të dhe pjesa e parë në këtë mënyrë është mbyllur 1-0 për Vllazninë. Në të dytën, ka qenë sulmuesi Pusi që ka shënuar edhe golin e dytë dhe të qetësisë për momentin megjithatë ndeshja ka patur tension deri në fund. Pak minuta më vonë Rajçeviq do të ndëshkohej me karton të kuq duke e lënë skuadrën e tij me 10 futbollistë e për rrjedhojë Shkëndia ka arritur të ngushtojë shifrat në minutën e 85-të me anë të Saraçit por vetëm kaq sepse miqtë nga Shkodra kanë arritur ta fitojnë këtë ndeshje dhe të ruajnë vendin e parë në renditje në kuotën e 58 pikëve. Kur kanë mbetur edhe tre javë nga fundi I fazës së tretë, objektivi I parë I kuqebluve 19 vjeçarë, dalja në plej-of, duket se është arritur sepse dy ndeshje ai do t’I luajë në Shkodër. Me fitore e ka mbyllur këtë javë edhe ekipi Vllaznia U-17. Ata kanë pritur në “Reshit Rusi” Olimpikun e vendit të fundit në renditje. Golin e parë për vendasit e ka shënuar Asllani në pjesën e parë ndërsa në fillimin e së dytës, Qardaku me 11-metërsh do të shënonte golin e sigurisë. Ndonëse miqtë nga kryeqyteti do të ngushtonin shifrat , kjo nuk ka sjellë ndonjë problem për Vllazninë që merr një fitore me vlerë duke u ngjitur në kuotën e 49 pikëve.

www.vllaznia.al

Joomla Templates and Joomla Extensions by JoomlaVision.Com

Klubi Vllaznia anetar me te drejta te plota i ECA-se

Na kontaktoni

* Addresa: Loro Borici" Rr."Djepaxhiej" Nr2 Shkodër

* Tel: +355 222 801333

* Email: info@vllaznia.al

* Website: www.vllaznia.al