Superliga

# Skuadra ND PIKE
1 Ku 35 75
2 Pa 35 71
3 Sk 35 71
4 Lu 34 41
5 Te 35 40
6 Vl 35 39
7 Ti 35 38
8 Fl 33 37
9 La 35 37
10 Ko 34 13

Nr. Vizitoreve

mod_vvisit_counterSot2387
mod_vvisit_counterDje4926
mod_vvisit_counterKete jave15005
mod_vvisit_counterTe gjitha5019938

Vllaznia humbet 3-4 në Korçë. E pëson në minutat shtesë

Shtyp pdf

Humbet dështon në momentet e fundit të lojës për të dalë me fitore nga ndeshja e rradhës në Korçë. E luajtur pasditen e së shtunës, ajo është mbyllur me fitoren e Skënderbeut 4-3. Takimi ka nisur më mirë për Vllazninë e cila kalon në avantazh me anë të Çinarit që në '5 teksa ai shfrytëzon një gabim të portierit Shehi dhe nga 35 metra gjuan saktë duke e dërguar topin në rrjetë. Miunutat kalojnë dhe goli i barazimit do të vinte në '38. Cicmil pengon në mënyrë të parregullt brenda zonës Plakun dhe arbitri jep 11-metërsh. Nga pika e bardhë Salihi është i saktë duke shënuar. Pjesa e parë do të mbyllej 1-1. Në të dytën, në '53 është Gocaj që në një aksion personal bën gjithçka mirë, futet në zonën korçare dhe aty pengohet nga portieri Shehi. Arbitri sërish tregon pikën e bardhë. Tafili e ekzekuton në mënyrë perfekte këtë 11-metërsh duke kaluar sërish në avantazh Vllazninë. Megjithatë vendasit nuk heqin dorë nga objektivi i tyre për ta fituar ndeshjen dhe Salihi do të barazonte sërish në '72. Duket se ndeshja po shkon drejt barazimit por jo. Bakaj shfrytëzon një gabim të Radas në zonë dhe shënon golin e tretë për Vllazninë që kalon përsëri në avantazh.Koha e rregullt mbyllet 3-2 për kuqeblutë dhe duket se ata janë pranë fitores. Por në 5 minutat e shtesës do ndodhte e papritura. Në '92 Muzaka barazon shifrat dhe kur duket se nuk do kishte më gol, vjen gabimi i Cicmil. Pas një goditje këndi të vendasve, ai prek me dorë një top që po shkonte tek Salihi dhe arbitri sërish jep 11-metërsh. Latifi është i saktë duke shënuar dhe duke i dhënë fitoren ekipit të tij. Vllaznia ka humbur një ndeshje që për nga mënyra si u zhvillua, kurrsesi nuk duhej humbur sepse për të do të ishin pikë shumë të rëndësishme për ecurinë e saj të mëtejshme në kampionat.
© vllaznia.al

Joomla Templates and Joomla Extensions by JoomlaVision.Com

Klubi Vllaznia anetar me te drejta te plota i ECA-se

Na kontaktoni

* Addresa: Loro Borici" Rr."Djepaxhiej" Nr2 Shkodër

* Tel: +355 222 801333

* Email: info@vllaznia.al

* Website: www.vllaznia.al