Superliga

# Skuadra ND PIKE
1 SK 20 46
2 FL 20 35
3 LA 20 30
4 KU 19 29
5 KA 20 29
6 PA 19 28
7 LU 20 27
8 VL 19 18
9 TE 19 17
10 LU 20 10

Nr. Vizitoreve

mod_vvisit_counterSot3278
mod_vvisit_counterDje7988
mod_vvisit_counterKete jave41756
mod_vvisit_counterTe gjitha6579514

Vllaznia femra kampione e Shqipërisë për të katërtin vit rradhazi

Shtyp pdf

Sukseset e ekipit të futbollit të femrave të Vllaznisë vazhdojnë. Pasi kanë fituar Kupën e Shqipërisë dy muaj më parë, sot vajzat e skuadrës shkodrane janë kurorëzuar edhe si kampionë të vendit. Me këtë titull, ato e kanë çuar në tetë numrin e trofeve të fituar në këto katër vitet e fundit, duke dominuar në të gjitha drejtimet ndaj kundërshtarëve. Edhe edicioni i sivjetëm ka qenë i tillë dhe titulli kampion ishte siguruar prej dy javësh në fakt, por u zyrtarizua sot pas ndeshjes së fundit të kampionatit. Ajo është luajtur në stadiumin “Loro Boriçi” ndaj ekipit tjetër të Shkodrës, The Door dhe në fund të saj janë fiksuar shifrat 4-0. Autore e golit të parë ka qenë Gjergji, ndërsa më pas, Muja ka shënuar tre golat e tjerë. Në këtë mënyrë, vajzat kuqeblu sigurojnë fitoren e 18-të në po kaq ndeshje të luajtura ndërsa golaverazhi i tyre është fantastik, prej 153 golash të shënuar dhe vetëm 1 i pësuar. Pas përfundimit të ndeshjes, është zhvilluar edhe ceremonia e dorëzimit të medaljeve dhe e kupës për ekipin kampion të këtij sezoni. Në emër të FSHF-së i deleguari për të dorëzuar kupën ka qenë anëtari i komitetit Ekzekutiv Vasil Bici që ka nderuar kampionet e këtij sezoni. Natyrisht momenti i dorëzimit të kupës në duart e kapitenes Uendi Muja ka patur brenda emocionet e veta dhe më pas, vajzat kampione kanë shpëthyer në ovacione. Sigurisht që tashmë ato u mësuan me trofe por megjithatë duket se presidenti Matija nuk ka ndër mend të ndalet këtu, por të vazhdojë edhe në të ardhmen të dominojë në futbollin shqiptar të femrave.

© vllaznia.al

Joomla Templates and Joomla Extensions by JoomlaVision.Com

Klubi Vllaznia anetar me te drejta te plota i ECA-se

Na kontaktoni

* Addresa: Loro Borici" Rr."Djepaxhiej" Nr2 Shkodër

* Tel: +355 222 801333

* Email: info@vllaznia.al

* Website: www.vllaznia.al