Superliga

# Skuadra ND PIKE
1 FL 0 0
1 KA 0 0
1 KU 0 0
1 LA 0 0
1 LU 0 0
1 LU 0 0
1 PA 0 0
1 SK 0 0
1 TE 0 0
1 VL 0 0

Nr. Vizitoreve

mod_vvisit_counterSot474
mod_vvisit_counterDje5138
mod_vvisit_counterKete jave12734
mod_vvisit_counterTe gjitha5427528

Vllaznia U-19 mund 3-1 Partizanin dhe shpallet Kampione e Grupit A

Shtyp pdf

Ka mundur 3-1 në ndeshjen direkte rivalin e saj kryesor- Partizanin dhe Vllaznia U-19 është shpallur Kampione e Grupit A. Gjithçka ka ndodhur pas ndeshjes së sotme të luajtur në Pezë-Helmes të kryeqytetit në një përballje shumë përcaktuese. Kuqebluve të trajnerit Elvin Beqiri u mjaftonte edhe barazimi për të ruajtur vendin e parë por në fakt ata kanë fituar. Diçka e shkëlqyer kur ke parasysh se sot skuadrës i mungon tre prej lojtarëve të saj më të rëndësishëm, mbrojtësi Isufi për arsye kartonash dhe Miloti e Pusi që ishin grumbulluar me ekipin B. Megjithatë këto mungesa, kuqeblutë kanë arritur të shënojnë që në pjesën e parë me anë të sulmuesit Palushani dhe pjesa e parë do të mbyllej 1-0 për shkodranët. Edhe në të dytën loja është kontrolluar prej tyre por në minutën e 75-të, pas një neglizhence të mbrojtjes së Vllaznisë për të larguar topin nga zona, ka përfituar Bajramaj për të kuqtë që ka barazuar shifrat. U duk se pas këtij goli, presioni i Partizanit për të kërkuar fitoren do të rritej, por në fakt nuk ka ndodhur kështu. Në minutën e 87-të, skuadra jonë ka fituar të drejtën e një goditje dënimi pak metra larg vijës së zonës të rreptësisë dhe atë e merr përsipër ta ekzekutojë mesfushori Brahimi i cili bën një kryevepër duke e dërguar topin në trekëndësh dhe në këtë mënyrë rikthen në avantazh Vllazninë. Por ndeshja nuk do të mbyllej këtu. Në minutën e parë shtesë, Qardaku do të pengohej në mënyrë të parregullt brenda zonës nga një mbrojtës vendas dhe arbitri akordon 11-metërsh. Nga pika e bardhë, është Rajçeviq që e merr përsipër ekzekutimin e tij duke e dërguar topin në rrjetë. Përfundimisht 3-1 për ekipin tonë që në këtë mënyrë e mbyll fazën e dytë në vendin e parë në renditje në kuotën e 65 pikëve me 20 fitore, 5 barazime dhe vetëm dy humbje ndërkohë që edhe golaverazhi është i shkëlqyer: 47-12. Pas përfundimit të ndeshjes së sotme, është zhvilluar edhe ceremonia e shpalljes së Vllaznia U-19 kampione të grupit A. Megjithatë kampionati nuk mbaron këtu. Kjo skuadër tashmë do ketë edhe dy sfida të tjera për të luajtur në mënyrë që të shpallet edhe kampione e krejt Shqipërisë.

© vllaznia.al

Joomla Templates and Joomla Extensions by JoomlaVision.Com

Klubi Vllaznia anetar me te drejta te plota i ECA-se

Na kontaktoni

* Addresa: Loro Borici" Rr."Djepaxhiej" Nr2 Shkodër

* Tel: +355 222 801333

* Email: info@vllaznia.al

* Website: www.vllaznia.al