Superliga

# Skuadra ND PIKE
1 Ku 36 75
2 Pa 36 72
3 Sk 36 72
4 Lu 35 44
5 Fl 34 40
6 Vl 36 40
7 Te 36 40
8 La 36 40
9 Ti 36 39
10 Ko 35 13

Nr. Vizitoreve

mod_vvisit_counterSot1897
mod_vvisit_counterDje4594
mod_vvisit_counterKete jave31221
mod_vvisit_counterTe gjitha5175625

Historike: "Vllaznia B" ngjitet për herë të parë në kategorinë e parë

Shtyp pdf

Ndodh ajo që shumëkush e konsideronte të pabesueshme. "Vllaznia B" nga kategoria e tretë në të cilën luajti një sezon më parë, sezonin e ardhshëm ajo do të luajë në kategorinë e parë të futbollit shqiptar. Pavarësisht problemeve që iu krijuan rrugës, kuqeblutë e trajnerit Ervis Kraja, ia dolën të triumfojnë edhe ndaj një Sopoti me shumë emra të cilët janë të njohur edhe për Superligën. Pavarësisht se me 11-metërsha, ky mbetet një sukses i madh i këtij ekipi. Në fakt, zhvillimi i ndeshjes së sotme ndaj librazhdasve ka qenë në njëfarë mënyre në dyshim pasi FSHF nuk pranoi ta shtynte për një ditë tjetër ngaqë po sot luante edhe ekipi U-19 dhe po ashtu edhe ekipi i parë do jetë në fushë nesër. Megjithatë është arritur të krijohet një skuadër solide e cila nuk arriti të thyhej pasditen e sotme në "Roza Haxhiu" as në 90 minutat e saj dhe as në 30 minutat e shtesës. Çdo gjë për fatin e saj është vendosur nga pika e bardhë e 11-metërshave. Ndonëse në 2-3 momente u mendua se do ishte Sopoti fituesi i këtij takimi, në fakt ka qenë portieri Vjerdha "heroi" i kësaj finaleje. Ai ka pritur 11-metërshat përcaktues ndërkohë që shënimi i të gjashtit 11-metërsh të kuqebluve nga mesfushori Bega, ka bërë që në rradhët e tyre të shpërthejë festa. "Vllaznia B" në këtë mënyrë ka fituar të drejtën që në sezonin e ardhshëm të jetë pjesë e kategorisë së parë. Një meritë e jashtëzakonshme e futbollistëve të këtij ekipi, e stafit teknik, e drejtuesve të klubit për mënyrën si e kanë menaxhuar atë dhe padyshim që shpresojmë që ky sezon tashmë të mbyllet në mënyrën e duhur edhe për ekipin e parë dhe gjithçka do ishte OK për klubin Vllaznia.

© vllaznia.al

Joomla Templates and Joomla Extensions by JoomlaVision.Com

Klubi Vllaznia anetar me te drejta te plota i ECA-se

Na kontaktoni

* Addresa: Loro Borici" Rr."Djepaxhiej" Nr2 Shkodër

* Tel: +355 222 801333

* Email: info@vllaznia.al

* Website: www.vllaznia.al